ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 ‘Remzi Hoxha’ dëshmon në Itali ish-shikasi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 37
Data e Regjistrimit : 26/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: ‘Remzi Hoxha’ dëshmon në Itali ish-shikasi   Tue Jun 29, 2010 12:38 am

Ish-shikasi
Riza Shehu, ka rrëfyer për gjyqtarët italianë gjithçka dinte për
rrëmbimin e biznesmenit Hoxha, më 21 tetor 1995, në Tiranë.
Autoritetet
e drejtë sisë italiane kanë ekzekutuar tri letër-porositë e gjykatës së
Krimeve të Rënda, për llogari të procesit penal ndaj tre ish-shikasve
të akuzuar për rrëmbimin, torturimin me pasojë zhdukjen e
shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha. Ish-shikasi Riza Shehu, ka rrëfyer
për gjyqtarët italianë gjithçka dinte për rrëmbimin e biznesmenit Hoxha,
më 21 tetor 1995, në Tiranë. Seanca për pyetjen e tij është zhvilluar
mëngjesin e 23 qershorit 2010, në gjykatën e Trevizos në Itali. Lajmi
konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme dhe
Ministrisë së Drejtësisë. Ish-shikasi, Shehu, i cili dyshohet të ketë
dijeni direkte për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit
shqiptaro-maqedonas, ka konfirmuar sërish para gjykatësve italianë të
njëjtat fakte që u kishte pohuar hetuesve shqiptarë gjatë hetimeve
paraprake, duke nxjerrë mjaft detaje të reja që pritet të hedhin dritë
mbi ngjarjen e rëndë. Ndërsa dje në Gjykatën e Pistojës, në Itali,
pyetjeve të gjykatësve u janë përgjigjur Flora dhe Gjok Hasanaj, burrë e
grua, ish-punonjës të bazës së SHIK-ut në Vain të Lezhës, ku sipas
prokurorisë është mbajtur peng biznesmeni Hoxha. Dëshmia e Shehut dhe dy
bashkëshortëve, do të sillen në Gjykatën e Krimeve të Rënda përmes
letër-porosisë.

Mëngjesin e 23 qershorit 2010, Riza Shehu është paraqitur në Gjykatën e
Trevizos në Itali, për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorisë së
Krimeve të Rënda shqiptare, avokatëve mbrojtës të tre ish-shikasve të
akuzuar për rrëmbimin, torturimin me pasojë zhdukjen e biznesmenit Remzi
Hoxha. Për të qenë të pranishëm në seancën gjyqësore, drejt Italisë ka
udhëtuar kreu i pesëshes gjykuese, Gurali Brahimllari, që po shqyrton
dosjen penale ndaj Arben Sefgjinit, Avni Koldashit dhe Ilir Kumbaros, të
tre ish-funksionarë të SHIK-ut. Gjithashtu, në seancë ka marrë pjesë
dhe prokurori i çështjes, Xhevat Hana. Seanca për pyetjen e Riza Shehut
ka zgjatur më shumë se tre orë, dhe është zhvilluar në gjuhën italiane.
Në fakt, nuk jepen shumë detaje lidhur me çfarë ish-shikasi ka pohuar
para gjykatës, por mësohet se ka folur për mjaft detaje që hedhin dritë
mbi krimin e rëndë të 15 viteve më parë. Ai ka pranuar faktin se Remzi
Hoxha është marrë nga punonjësit e SHIK-ut, por nuk di asgjë më shumë
për fatin e tij. Edhe dy bashkëshortët, Flora e Gjok Hasanaj, të cilët
kanë punuar në Vain, kanë treguar dje para gjykatës italiane, se në
bazën e SHIK-ut ku kanë punuar, janë sjellë persona të ndryshëm, por nuk
kanë shpjeguar nëse ndonjëri prej tyre ishte shqiptaro-maqedonasi Remzi
Hoxha. Letër-porositë me dëshmitë e tyre pritet të mbërrijnë së shpejti
në gjykatën e Krimeve të Rënda, ku procesi ndaj ish-shikasve Arben
Sefgjinit, Ilir Kumbaros dhe Avni Koldashit, është drejt fundit. Tre të
pandehurit akuzohen për rrëmbimin, torturimin me pasojë zhdukjen e
shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxham, si dhe për rrëmbimin e torturimin e
Ziso Kristopoullit dhe Avdyl Loshajt.











Burimi:



Gazeta Shqiptare




Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
‘Remzi Hoxha’ dëshmon në Itali ish-shikasi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Emigracioni-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com