ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Super Gjermania “shpërfytyron” Argjentinën e Maradonës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Super Gjermania “shpërfytyron” Argjentinën e Maradonës   Sun Jul 04, 2010 3:12 am

Vazhdon
marshimin drejt finales kombëtarja gjermane. “Viktima” e radhës për tre
herë kampionët e botës ka qenë as më shumë e as më pak, por Argjentina e
Diego Armando Maradonës.

Ish-“djaloshi i artë” ka marrë një leksion
futbolli sot nga Joakim Lëv. Mësim i mirë për 50-vjeçarin, për të bërë
të kuptojë se futbolli luhet në fushë e jo në media. Ka qenë një super
skuadër e hedhur në fushë nga tekniku gjerman, e kujdesshme në mbrojtje
dhe “vrasëse” në sulm.

Plot katër gola në portën e Serxho
Romeros, i cili deri para kësaj sfide kishte pësuar vetëm dy të tillë.
Furia gjermane gjen avantazhin që në minutën e tretë me Tomas Mylerin (i
katërti gol për sulmuesin e Bajernit). Por spektakli i vërtetë ishte
rezervuar për në 45 minutat e dyta, ku Klose realizon edhe dy herë të
tjera në minutat 68’ dhe 89’. Më parë kishte shënuar mbrojtësi fridrih
në të 73-tën.

Në këtë mënyrë, Gjermania siguron biletën e
gjysmëfinales dhe në mbrëmje pret e qetë kundërshtarin që do të dalë nga
përballja mes Paraguajit dhe Spanjës. Kurse Argjentina përgatit
valixhet për në Buenos Aires dhe do të duhet të provojë sërish pas katër
vitesh për të gjetur suksesin e munguar prej 24 vitesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Super Gjermania “shpërfytyron” Argjentinën e Maradonës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SPORT :: Sporti-
Kërce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs