ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Lazarat, në pranga kultivuesi më i madh i kanabisit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Lazarat, në pranga kultivuesi më i madh i kanabisit   Sun Jul 04, 2010 3:18 am

Policia
arrestoi mbrëmjen e së premtes një 44-vjeçar, i cili akuzohet si një
ndër kultivuesit më potencialë të kanabisit në Gjirokastër.

Përmes një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit
njoftoi se 44-vjeçari Pëllumb Bocia, lindur në Lazarat dhe banues në
Gjirokastër, u arrestua pasi në ngarkim të tij gjykata e rrethit ka
dhënë vendimin “arrest në burg” për “prodhim dhe shitje të lëndëve
narkotike”.

“Bocia akuzohet si një nga eksponentët e organizimit
në vite të kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Lazaratit”, thuhet
në njoftimin e policisë. I njëjti burim bën të ditur se po punohet për
hetimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 44-vjeçarit
Bocia, si dhe shtetasve të tjerë, ndërkohë që policia po monitoron të
gjithë territorin e vendit, me qëllim identifikimin e çdo zone ku mund
të jetë kultivuar bimë narkotike.

Arrestimi i tw akuzuarit u bë i
mundur pas një bashkëpunimi të strukturave të Drejtorisë Kundër
Narkotikëve dhe Trafiqeve, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale,
si dhe strukturave vendore të Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Bocia i kaluan për hetime të
mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Lazarat, në pranga kultivuesi më i madh i kanabisit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Lajme ne vendi-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog