ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Presidenti Topi uron Obamën për Ditën e Pavarësisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Presidenti Topi uron Obamën për Ditën e Pavarësisë   Sun Jul 04, 2010 3:32 am

Tiranë -
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi sot një mesazh urimi
Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me
rastin e Ditës së Pavarësisë.

"Duke kujtuar këtë ditë të gëzuar feste për
vendin tuaj, kam dëshirën të shpreh dhe ndjenjat e mia mbi mesazhin e
jashtëzakonshëm që ajo përcjell, si dita e fitores së vullnetit natyral
të njeriut dhe të një kombi për liri dhe barazi sociale. Ky vullnet, si
një nga vlerat më të çmuara të kombit Tuaj, mbetet gjithmonë një
frymëzim dhe shembull i përjetshëm për të gjitha kombet", thuhet ndër të
tjera në mesazhin e urimit të Kreut të shtetit shqiptar.

Presidenti
Topi shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara
të Amerikës i kanë dhënë integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në
përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të denjë për t’u
anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

"Shpreh vullnetin dhe
bindjen time më të thellë se me angazhimin tonë të përbashkët,
marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë
dhe SHBA-së do të njohin zhvillime të mëtejshme, në të mirë të dy
popujve dhe vendeve tona, në interes të paqes globale dhe stabilitetit e
përparimit të vendeve të rajonit të Ballkanit", thuhet më tej në
mesazhin e urimit të Presdentit Topi drejtuar Presidentit të SHBA-ve,
Barack Obama.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Presidenti Topi uron Obamën për Ditën e Pavarësisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Politika shqipetare-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog