ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Sopoti feston lirimin nga burgu të bashkëfshatarëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Sopoti feston lirimin nga burgu të bashkëfshatarëve   Sun Jul 04, 2010 4:08 am

Pas
shtatë viteve në fshatin Sopot kthehet buzëqeshja. Për sopotasit sot
ishte festë. Bashkëfshatarë, të afërm e miq të katër ish të burgosurve
Sulejman Sulejmanit, Samet Lutfiut, Hasan Klaiqit dhe Shaban Limanit,
gjatë tërë ditës kishin vizituar familjet e tyre, për t’u takuar me të
sapoçliruarit. Ata të cilët për shtat vite ishin prapa grilave të burgut
të Idrizovës, sot nga oborret e shtëpive të tyre porositën se janë të
gatshëm të dëshmojnë para gjykatave pafajësinë e tyre.
“Jemi të gatshëm të dëshmojmë pafajsinë, kur të duan si të duan, jemi
të gatshëm, nuk ikim prej kësaj pune, do të shkojmë deri në fund që të
tregojmë se jemi të pafajshëm, se të jesh në burg pa faj është shumë
vështirë, po jemi të vendost që të tregojmë pafajsinë tonë, deri në
fund”, thotë Samet Lutfiu, ish i burgosur për rastin e Sopotit.
Në oborrin e shtëpisë së tij, takuam edhe plakun 67 vjeçar Sulejman
Sulejmani. Kam dëshmuar gjithmonë dhe jam i gatshëm të dëshmojë se jemi
të pafajshëm thotë baca Sulë.
“Ju falenmnderoj juve ALSAT-it, keni punu me shpyrt, ju e nxorrët
rastin tonë në drejtësi, se po mos të ishit ju, ka qenë e bllokuar. Një
fshat e keni nxjerrë në dritë e diell, një katund nuk ka frikë mo të
flejë në shtëpi të vet, nuk guxon kush mo me punu kështu montime se po
dilke hashiqare, boll ka ndejtë shtat vjetë. Jo që hiki po ku të kenë
qef drejtësinë e foli”, thotë Sulejman Sulejmani,ish i burgosur për
rastin e Sopotit.
“Drejtësia dul në shesh, dul pak si vonë, por shyqyr që u bo kështu,
se nuk e kemi mendu se edhe kështu me u bo, me ardh në shtëpi të vet me
ndejt, sado kudo në shtëpi të vet pak më mirë e atje nëpër burgje shumë
keq i pafajshëm, i shkatërrum e i mërzitur. Shyqyr Zoti deshti e bëri
mirë, pasi erdh në shtëpi le të vdesë në shtëpi të vet mos të vdese në
duar të policisë, të vdesë brenda mureve të veta e jo të burgit.”,
shprehet Sevdije Sulejmani, bashkëshorte e Sulejman Sulejmanit.
Edhe ish i burgosuri tjetër Shaban Limani thotë se është i gatshëm
kurdo që të fillojë procesi gjyqësorë, të dëshmojë pafajësinë e tij.
“Jam në arrest shtëpiak dhe jemi të gatshëm për çdo herë të tregojmë
pafajsinë tonë, se çdo herë e kemi tregu pafajsinë, çdo herë sa të ketë
nëvojë do të paraqitemi do të shkojmë në gjyq dhe të tregojmë pafajsinë
tonë. [do herë kemi fol, po asnjëherë nuk e kanë marrë parasysh se jemi
të pafajshëm, besoj se drejtësia do të fiton më në fund dhe do të
lirohemi përgjithmonë për këtë rast”, shpreson Shaban Limani, ish i
burgosur për rastin e Sopotit.
Pas shtatë vitesh vuajtje dënimi, katër banorët e Sopotit Sulejman
Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi dhe Shaban Limani lëshuan dje
burgun e Idrizovës dhe u kthyen në fshatin e tyre për të pritur
rigjykimin për lëndën e tyre. Vendimin për masën e arrestit shtëpiak për
katër sopotasit e mori Gjykata Themelore në Kumanovë, ndërsa të njëjtën
e vërtetoi Gjykata e Apelit në Shkup, pasi paraprakisht prokuroria e
lartë kishte tërhequr ankesën e prokurorisë themelore. Rigjykimi pritet
të fillojë gjatë muajit shtator.(alsat-m)
| 03.07.2010


]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Sopoti feston lirimin nga burgu të bashkëfshatarëve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Hapsira Shqiptare-
Kërce tek:  
Free forum | Society and Culture | Misc | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog