ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Si të mbrohemi nga alergjitë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Si të mbrohemi nga alergjitë   Sun Jul 04, 2010 4:22 am

Disa sëmundje kanë sezone të
caktuara. Alergjia dhe infektimi i syve më së shumti përhapet gjatë
stinës së pranverës dhe verës. Faktorët e këtyre stinëve, si nxehtësia,
rrezet e diellit dhe pluhuri mund ta përkeqësojnë këtë sëmundje, përveç
faktorëve të tjerë të shumtë.Cilat janë simptomat e kësaj sëmundje?
Cilat janë shkaqet e përhapjes së saj? Si mund ta evitojmë? Çfarë
këshillash jepen për ata që vuajnë nga kjo sëmundje?
Simptomat
Alergjia mund të shfaqet te çdo person në çdo moshë dhe pa diferenca
në seks, ndonjëherë shfaqet dhe në aparatin e ngrënies me diarre, të
vjella. Një nga simptomat e para të alergjisë së syve është kruarja që
ndihet në sy, skuqje dhe fryrje të qepallave së syrit dhe shtim i
sekrecioneve (lotëve). Kur në mjedis ndodhen shkaktarë të kësaj
sëmundjeje, mund të ndodhë ajo që quhet alergji kronike. Kjo alergji
sjell reaksione në qepallat e syrit, zgjerim të fryrjes dhe krijimin e
zonave të infeksionit kronik. Të tjera simptoma kronike janë skuqja e
syve e shoqëruar më dhimbje dhe ndjenjë thatësie në sy. Simptomat në
hundë: teshtima të përsëritura, sekrecione ujore, hunda e bllokuar,
kruajtje. Simptoma në sy: kruajtje, skuqje, fryrje, lotim, bezdi në
dritë. Simptoma të lëkurës: kruajtje, fryrje, skuqje. Simptoma shumë të
pranishme pothuaj në të gjitha sëmundjet: irritimi i shpejtë dhe lodhja.
Shkaktarët
Shkaktarët e kësaj sëmundjeje janë disa lëndë që gjenden në mjedis,
të cilat shkaktojnë reaksion me syrin, sidomos me konjunktivën(qepallat)
që përmban qeliza si basophili dhe mastcellsi, që sjellin sekretimin e
lëndëve që shkaktojnë reaksionet infektive dhe alergjike shtesë, si
histamina, ose që shkaktojnë alergji të vonuar dhe kronike. Alergjia
ndahet në:
Ka raste kur alergjia shkaktohet në sy nga përdorimi i lenteve të
kontaktit, i pikave që hidhen në sy dhe i lëndëve kozmetike. Alergjia
shkaktohet nga mjedisi: pemët, barërat, pluhuri, kafshët shtëpiake,
parfumet dhe ajri i ndotur.
Diagnostikimi
Zakonisht diagnostikimi bazohet te simptomat që shfaqen më shumë
gjatë pranverës ose verës. Më pas bëhet një test i rëndësishëm për një
diagnozë alergjike dhe për të dalluar substancën që sistemi imunitar
njeh si të rrezikshëm. Për raste të dyshimta bëhet një test që bazohet
në marrje gjaku dhe kontrollimi të antikorpeve të prodhuara për një ose
më shumë substanca. Është dhe një test tjetër që quhet Provokim Bronkial
me Alergjenë, d.m.th shihet reagimi i mukozës bronkiale duke dhënë sasi
shumë të vogla alergjenësh.
Nxehtësia dhe rrezet e diellit shtojnë alergjinë e syve
Stina e vers sjell ngrohtësinë dhe rrezet e diellit dy faktorë që
ndikojnë në shtimin e alergjisë. Por jo pak shqetësuese është fakti se: A
kanë lidhje me sëmundjen lentet e kontaktit mjekësore dhe ato me ngjyra
që përdoren për zbukurim? Lentet e kontaktit dhe pikat që hidhen në
lente janë një nga shkaktarët e alergjisë së syrit. Për të shmangur
alergjinë e tepërt, përdoren pika pa lëndë konservuesve, si dhe duhen
ruajtur lentet që të mos ndoten, duke u pastruar sipas udhëzimeve të
përdorimit të tyre. Rol luajnë edhe faktorët e stinës së verës në
përhapjen e kësaj sëmundjeje. Tashmë dihet që alergjia shtohet me
rritjen e temperaturës së nxehtësisë, me forcimin e rrezeve të diellit
dhe me shtimin e pluhurave në ambient, çka shton thatësinë e syrit dhe
shtimin e infeksioneve.

Disa këshilla të rëndësishme për të mjekuar ënjtjen e syve:
Fjetja e një gjumi të thellë qetësues për përmirësimin e shëndetit në
përgjithësi dhe të shëndetit të syve në veçanti. Pakësimi i konsumimit
të kripës, sepse kripa thith ujin që depozitojnë indet, sidomos indet e
qepallave. Prija çdo mëngjes herët e një gote ujë të ftohtë për të
nxitur sekrecionet e veshkave dhe të zorrëve. Kompresa me çaj të ftohtë
në mëngjes dhe para gjumit për çlodhjen e syve. Masazhim i posaçëm për
sytë dy herë në javë. Përdorimi i një maske për sytë një herë në javë.
Si ta mbrojmë veten nga ekspozimi ndaj sëmundjes?
Mbrojtja nga alergjia bëhet duke shmangur shkaktarët e saj që i
përmendëm më sipër dhe me anët të kurimit të nevojshëm, që është: Marrja
e ilaçeve që ngushtojnë enët e gjakut për të pastruar syrin, si prefini
dhe okulosani. Marrja e anti-histaminës për të zbutur kruarjet dhe për
të pakësuar lotimin e syve, si alomide. Marrja e një ilaçi kundër
sekretimit të histamin-kromalin-sodiumit për të ndaluar krijimin e
alergjisë, si optikromi dhe lekrolini. Hedhja e disa pikave kortizon në
raste të vështira, kur nuk bëjnë dobi ilaçet e mëparshme. Të kihet
kujdes në ditët e thata dhe me erë, sepse me këtë klimë përqendrimi i
polenit në ajër është në maksimum. Të zgjidhet vendi i pushimeve në det
dhe jo në mal, sepse në det polenet janë më pak të pranishme, ndërsa në
mal kjo ndodh mbi 2000 metra. Të ndiqet kalendari dhe të dhënat për
përqendrimin e polenit në ajër të shpërndara vit për vit.


][
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Si të mbrohemi nga alergjitë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MJEKSIA :: Njeriu dhe shendeti-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog