ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Herpesi i buzëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Herpesi i buzëve   Sun Jul 04, 2010 4:25 am

Te çdo grua buzët janë zona më sensuale, por
edhe më delikatja për shkak të mungesës së keratinës. Kur nuk është e
pranishme kjo lloj substance, e cila i jep ngurtësi lëkurës, buzët duken
të buta dhe të kuqe, e si pasojë janë më të ndjeshme dhe më të
ekspozuara ndaj acarimeve të mjedisit të jashtëm. Por jo vetëm kaq.
Armiku i tyre i vërtetë quhet herpesi labial, një nga patologjitë më të
bezdisshme dhe të sikletshme që mund të prekësh. Bëhet fjalë për një
infeksion të shkaktuar nga një virus ngjitës, konkretisht nga virusi
“herpes simplex” tipi 1, HSV-1. “Në fillim shfaqet me një uritemë,
pastaj del flluska. Megjithatë simptomat janë të ndryshme nga një person
te tjetri: ka nga ata që ndiejnë siklet, pickime, ose djegie, madje në
disa raste herpesi jep edhe temperaturë. Me kalimin e kohës flluskat
mund të jenë hemorragjike. Mund të ketë djegie, të cilat duket sikur
dhembin. Por nuk duhet të shqetësoheni, sepse gjithçka kalon brenda pak
ditësh”, shpjegon një dermatologe. Shfaqja e herpesit u detyrohet edhe
faktorëve fiziologjikë, si shtatzënisë, ciklit menstrual, emocioneve të
ndryshme fizike dhe psikologjike, ose pranisë së çrregullimeve në
ushqim. Zakonisht një gjë e tillë ndodh kur jemi me pushime, për shkak
të grumbullimit të stresit, ekspozimit të tepërt në diell ose qëndrimit
të gjatë në të ftohtë. Menjëherë pas këtyre episodeve shfaqet në buzë
kjo flluskë e bezdisshme. “Gjithmonë duhet të kemi parasysh se kur
shfaqet një herpes, do të thotë që jemi të lodhur, prandaj gjëja e parë
që duhet bërë është të adaptoni një stil tjetër jetese, më të qetë, të
ngadalësoni ritmin dhe të pushoni më shumë. Por nëse kjo gjë ju ndodh
kur jeni me pushime, atëherë kini parasysh se uji i kripur i detit, rëra
dhe klori e ngadalësojnë shërimin dhe në këtë rast do të ishte e
nevojshme konsumimi i ushqimeve që rrisin mbrojtjen”, shton
dermatologia. Si kurohet herpesi labial? Së pari ju duhet t’u drejtoheni
produkteve farmaceutike, në mënyrë që të lehtësoni dhembjet e
bezdisshme që lidhen me infeksionin, siç janë kremrat mbrojtës kundër
rrezeve të dëmshme të diellit. Pasi të jeni këshilluar me doktorin, ai
mund t’iu urdhërojë të ndiqni një terapi. “Për fat të mirë kurat
popullore të gjyshes, si për shembull vendosja e një sasie të vogël
kolinozi mbi herpesin dhe lyerja me lëng limoni nuk preferohen më. Sot
përdoren terapi lokale ose pihen nga goja antiviralë për shtatë ditë”,
shpjegon dermatologia. Në pritje të shërimit të plotë, për të mos u
ndier në siklet, mund të përdorni ndonjë truk të vogël. Në treg, për
shembull, ekzistojnë leukoplastë specialë, mbi të cilët mund të aplikosh
një shkëlqyes ose një të kuq buzësh. “Në prani të një herpesi do të
ishte mirë që të shmangnit në maksimum aplikimin e produkteve kozmetike
mbi buzët e ënjtura, megjithatë një përjashtim i vogël mund të bëhet,
sigurisht nëse kjo gjë ju bën të ndiheni më të sigurta. Buzëkuqi nuk
duhet përdorur asnjëherë mbi dhe përreth flluskave të herpesit. Në këtë
rast do të ishte e udhës të përdornit substanca përtharëse dhe mbrojtëse
kundër herpesit, që favorizojnë shërimin e tyre”, shpjegon doktoresha.

[
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Herpesi i buzëve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MJEKSIA :: Njeriu dhe shendeti-
Kërce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs