ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Greqi, 3 shqiptarë plagosen nga një sulm me armë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Greqi, 3 shqiptarë plagosen nga një sulm me armë   Mon Jul 05, 2010 1:48 am

Athinë – Disa
persona të maskuar sulmuan me armë zjarri mesnatën e kaluar një lokal në
qytetin grek të Agrinos, ku mbetën të plagosur tre shtetas shqiptarë.

Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e Ministrisë
së Jashtme shqiptare, sipas së cilës në lokalin ku ndodhi ngjarja
kishin ndaluar për pushim tre autobusë të linjës Tiranë-Athinë.

Nga
kontaktet me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë, mësohet
se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në qytetin e Agrinios, rreth 330
km nga kryeqyteti grek.

Ministria e jashtme bën të ditur se
shtatit e plagosur janë: Efimi Bika, 66 vjeçe, lindur në Përmet; Vangjel
Stavro, 15 vjeç, lindur në Athinë; dhe Soni Hadoj, 29 vjec, lindur në
Fier.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme informon se me
të marrë këtë njoftim Ambasada jonë në Athinë, si dhe Konsullata e
Përgjithshme në Janinë, kanë ndjekur situatën e krijuar, duke qenë në
kontakt të vazhdueshëm si me autoritetet policore, spitalore, ashtu dhe
me spitalin e Agrinjos. Ndërkohë, përfaqësues të Ambasadës në Athinë dhe
Konsulli i Përgjithshëm në Janinë ndodhen në vendngjarje.

Shtetasit
Vangjel Stavro dhe SSoni Hodaj janë plagosur lehtë dhe pritet të dalin
nga spitali mbasditën e sotme, ndërsa shtetasja Efimi Bika, i është
nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale dhe situata e saj
paraqitet e qëndrueshme dhe jashtë rreziku për jetën.

Ministria e
Jashtme shqiptare i ka kërkuar autoriteteve kompetente të shtetit fqinj
që të zbardhen sa më parë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje të
rëndë, si dhe të identifikohen dhe dënohen autorët e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Greqi, 3 shqiptarë plagosen nga një sulm me armë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Emigracioni-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com