ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 “Ikona” çon në pranga dy falsifikues dokumentash

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: “Ikona” çon në pranga dy falsifikues dokumentash   Mon Jul 05, 2010 1:54 am

Tiranë
– Policia e kryeqytetit bëri të mundur sot arrestimin e dy personave të
akuzuar për falsifikim dokumentash.

Falë një hetimi disamujor, operacioni “Ikona” çoi
në pranga shtetasit Agron Hoxha, 54 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë;
dhe Shkurt Toma, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie
në Repartin Special RESI.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim
edhe shtetasi me inicialet L. K., dhe janë dërguar materialet në gjendje
të lirë për shtetasin Romeo Bici, 53 vjeç, me banim në Tiranë.


sajë të një hetimi intensiv, u vërtetua se shtetasi Agron Hoxha ka
konsumuar veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave”, “Falsifikimit
të akteve të gjendjes civile” dhe “Dhënies ndihmë për kalim të
paligjshëm te kufirit” vepra penale këto të parashikuara në Kodin Penal.

Dyshohet
se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merrnin përsipër
nxjerrjen e vizave shengen në ambasada të shteteve të huaja, të atashura
në Tiranë, kundrejt përfitimit të shumës së parave prej 3 000 eurove,
për një vizë shengen.

Qytetarëve të ndryshëm, të cilët
dëshironin për të marrë një vizë shengen, shtetasit e lartpërmendur u
siguronin vizën duke u kërkuar si dokument vetëm pasaportën e tyre
ndërsa për dokumentet e tjera, i siguronin në mënyra të ndryshme duke i
falsifikuar ato, me synim marrjen e një vize shengen.

Ky hetim
ka filluar që në muajin shkurt të këtij viti, ku këto shtetas janë
ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga ku u bë e mundur dokumentimi i
aktivitetit kriminal të tyre, në fushën e falsifikimit të dokumentave,
kryesisht certifikata si dhe karta identiteti të shteteve të huaja, duke
bërë të mundur kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit nëpërmjet
përdorimit të kartave të identitetit të falsifikuara.

Këto
shtetas akuzohen për veprën penale të “Mashtrimit” të kryer ne
bashkëpunim, vepër penale kjo qe parashikohet nga neni 143/2 i kodit
Penal.

Ndërkohë, vazhdon intensivisht kryerja e veprimeve
hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe
identifikimi dhe arrestimi i personave te tjerë të implikuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
“Ikona” çon në pranga dy falsifikues dokumentash
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Lajme ne vendi-
Kërce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog