ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 E diela sjell 4 500 udhëtarë në Portin e Durrësit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: E diela sjell 4 500 udhëtarë në Portin e Durrësit   Mon Jul 05, 2010 2:16 am

Durrës –
Porti i Durrësit ka pritur paraditen e sotme mbi 3 500 udhëtarë me
rreth 800 autovetura, të nisur kryesisht nga porti italian i Barit.

Këtë fakt e bëjnë të ditur nga drejtoria rajonale
e policisë së kufirit dhe migracionit me qendër në qytetin bregdetar,
sipas së cilës, pasdite priten dhe dy tragete të tjerë nga Trieste dhe
Ankona, me 1100 udhëtarë dhe 400 automjete të tjerë.

Shumica
e udhëtarëve janë bashkatdhetarë që mbërrijnë në Durrës për të vijuar
më pas me automjete drejt qyteteve të vendit tonë, Kosovës dhe
Maqedonisë, për të kaluar pushimet verore me familjet e tyre.

Përpunimi
i udhëtarëve është realizuar në një kohë shumë të shkurtër, bënë të
ditur burimet e policisë, duke theksuar se numri i udhëtarëve me tragete
gjatë ditëve në vazhdim parashikohet të rritet edhe më tej. Ndërkohë,
vetëm dje në Durrës kanë “zbarkuar” mbi 4 mijë udhëtarë me rreth 1000
automjete.

Ditën e shtunë në portin më të madh të vendit
janë shënuar edhe udhëtimet e para shtesë vajtje-ardhje të trageteve dhe
katamaranëve, të cilat do të vazhdojnë deri më 20 shtator, kryesisht në
fundjavë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
E diela sjell 4 500 udhëtarë në Portin e Durrësit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Lajme ne vendi-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com