ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Thyhen kandelat e varrezave muslimane në Strugë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Thyhen kandelat e varrezave muslimane në Strugë   Mon Jul 05, 2010 2:32 am

Sulmohen
varrezat myslimane në Strugë. Sipas dëshmitarëve okularë, ngjarja ka
ndodhur në orën 5:30 të mëngjesit, kur disa të rinj, në gjendje të pirë,
kanë filluar të thyejnë neonet ndriçues të varrezave. Fatmirësisht, nuk
ka pasur thyerje të varreve.
“Prej sa kemi filluar t’i rregullojmë varrezat në Strugë deri tani,
janë vjedhur më tepër se 100 bredha që kemi mbjell këtu, kurse kohëve të
fundit në orët e para të mëngjesit filluan t’i thyejnë edhe kandelat
për ndriçim që japin një pamje të mirë të varrezave. Herën e parë u
thyen 10 kandelabra, sot në mëngjes kanë thyer edhe gjashtë. Të gjitha
rastet i kemi denoncuar në polici, por deri tani nuk janë gjetur
fajtorët, që vazhdimisht ndodh në varrezat e myslimanëve të Strugës,
kështu që edhe kësaj radhe nuk besoj se do të gjenden fajtorët”, thotë
Adil Gazafer, kryetarë i Shoqatës për mirëmbajtjen e varrezave.
Kjo është hera e shtatë në pak muaj, që varrezat myslimane bëhen
shënjestër e sulmeve vandale. Herët e tjera ka pasur edhe dëmtime të
varreve. Por, për policinë autorët e këtyre sulmeve mbeten ende të
panjohur. Dëmet në varreza, shkojnë në disa mijëra euro. Nga sektori për
Punë të Brendshme, thanë për ASLAT se në vendngjarje kanë dalë ekipet
që po hetojnë ngjarjen. Thuhet se disa persona po merren në pyetje. Po
sot, në orët e para të mëngjesit, janë vjedhur edhe kishat e dy
fshatrave malorë në Strugë, përfshi disa ikona. Për shkak të largësisë,
policia tha se do të njoftojë me të dhëna konkrete, gjatë ditës në
nesërme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Thyhen kandelat e varrezave muslimane në Strugë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Hapsira Shqiptare-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog