ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 DR: Qeveria mohon arsimin shqip në Veles

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: DR: Qeveria mohon arsimin shqip në Veles   Mon Jul 05, 2010 2:34 am

Nëpërmjet këshilltarit
komunal në Komunën e Velesit, Demokracia e Re e Imer Selmanit ka
alarmuar situatën rreth problemeve me të cilat ballafaqohen nxënësit
shqiptarë të këtij qyteti. Sipas DR-së, nga 100 filloristë që mbarojnë
vitin shkollor në Veles dhe Çashkë, vetëm 30 vazhdojnë shkollimin e
mesëm. Sipas kësaj partie, kjo vjen për shkak se nxënësit frikohen se
nuk do të arrijnë të mbarojnë vitin shkollor.
“Ndodh që herë profesorët, e herë transportuesit të jenë në grevë
përshak të mospagesës së pagave të tyre, ndërsa nga kjo situatë pësojnë
nxënësit shqiptarë. Kjo situatë nxënësit i detyron të ikin nga Velesi
dhe të regjistrohen në shkollat e qyteteve veripërindomore dhe në Shkup.
Mosangazhimi i Qeverisë për të investuar në arsimin shqip në Veles, për
të siguruar paga për profesorët dhe kushte optimale të procesit
edukativo-arsimor është tendencë për t’ua mohuar nxënësve shqiptarë të
drejtën kushtetuese dhe ligjore për arsim në gjuhën amtare, si dhe
tendencë për të shpërngulur familjet shqiptare nga Velesi.”, akuzoi
Nafit Ismaili, këshilltar komunal në Veles.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
DR: Qeveria mohon arsimin shqip në Veles
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Hapsira Shqiptare-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com