ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Pyetje? Përgjigjet Linea Amica Immigrazione

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Pyetje? Përgjigjet Linea Amica Immigrazione    Tue Jul 06, 2010 2:27 am


E hanë, 05 Korrik 2010 09:49
|








Nga Administrata Publike, informacione dhe mbështetje falas të
huajve në Itali dhe punëdhënësve të tyre. Me telefon (803.001 o
06828881) ose në internet

Emigrantët janë ndër përdoruesit më
"të lidhur" me administratën publike, kjo edhe për shkak të burokracisë
që i detyron të hidhen nga një zyrë në tjetrën qysh nga dita kur vënë
këmbët në Itali: për të kërkuar lejen e qëndrimit, për t’u regjistruar
në zyrat e gjendjes civile, për t’u regjistruar në shërbimin
shëndetësor, për të konvertuar patentën e për çdo hap tjetër që duhet të
hedhin në këtë vend.
Nga një praktikë në tjetrën, kërkesat shtohen: “Ku ka përfunduar
kërkesa ime për t’u legalizuar?”, “Si të përtërij/konvertoj lejen e
qëndrimit?”, “Kur mund të kërkoj shtetësinë italiane?”, “Ku duhet
komunikuar që kam ndërruar punë?”. Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve
ka lindur “Linea Amica Immigrazione”, qendër kontakti e Administratës
Publike dedikuar qytetarëve të huaj në Itali dhe italianëve që kanë të
bëjnë me të huajt, si për shembull, duke qenë punëdhënësit e tyre.
Nga telefoni fiks mund të telefonohet falas në numrin 803.001, nga
celulari në numrin 06.828881, me koston e një telefonate urbane, ose
mund të mbushet një formular në adresën internet
www.lineaamica.gov.it/contattaci. Shërbimi është falas, Qendra e
Kontaktit flet katër gjuhë (italisht, anglisht, frëngjisht dhe
spanjisht) dhe përgjigjet nga e hëna në të premte nga ora 9.00 deri në
18.00. në orare të ndryshme nga të mësipërmit apo gjatë fundjavës mund
të lihet një mesazh në sekretari në mënyrë që t’ju rimarrin në telefon.
Çdo operator ka një formim specifik mbi tema të imigracionit, por
natyrisht ka pyetje e pyetje dhe përgjigjet mund të jenë herë të lehta e
herë të ndërlikuara. Mjafton një minutë, për shembull, për të mësuar ku
duhet kërkuar kodi fiskal, por për të zbuluar pse një praktikë është e
bllokuar prej një viti, Linea Amica mund të detyrohet të kontaktojë
zyrën kompetente e në këtë rast koha e përgjigjes zgjatet.
Shërbimi parashikon dy nivele: nëse mundet, dhe është rasti më i
shpeshtë, përgjigjet menjëherë, përndryshe analizon problemin dhe i
ritelefonon vetë të interesuarit, zakonisht brenda dy ditëve. Mund të
provoni vetë nëse nuk e besoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Pyetje? Përgjigjet Linea Amica Immigrazione
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Emigracioni-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog