ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Gjermani. Propozim shokues: “Test inteligjence për emigrantët”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Gjermani. Propozim shokues: “Test inteligjence për emigrantët”   Tue Jul 06, 2010 2:33 am

E hanë, 05 Korrik 2010 09:33
| E kërkojnë eksponentë të CDU-së dhe të CSU-së. Qeveria thotë jo:
“Ideja nuk dëshmon inteligjencë të veçantë”

“Jam në favor të testit të inteligjencës për emigrantët.
Duhen përcaktuar kritere për emigracionin që të mund të jenë vërtet të
dobishëm për shtetin tonë:përveç një shkollimi të mirë dhe një formimi
të përshtatshëm profesional, një tjetër kriter bazë duhet të jetë edhe
inteligjenca”.
Ky është propozimi shokues i lëshuar në fund të
qershorit të përditshmen Bild nga Peter Trapp, përgjegjësi berlinez i
politikës së brendshme të partisë Bashkimi Kristian-Demokrat, CDU, e
njëjta parti e kryeministres gjermane Angela Merkel.
Është i të njëjtës ide edhe kryetari i grupit në parlamentin europian
i partisë bavareze Bashkimi Kristian Social, CSU, Markus Ferber, sipas
të cilit “Kanadaja ka shkuar shumë më tej, duke pretenduar nga bijtë e
emigrantëve një koeficient intelektuar më të lartë se për shtetasit e
vet. Kriteret humanitare për bashkimin familjar nuk mund të mbeten i
vetmi motiv i vlefshëm për emigracionin në Gjermani”.
Arrin kështu
kulmin një debat i nisur ditët e mëparshme pas deklaratave mbresëlënëse
të socialdemokratit Thilo Sarrazin, anëtar i këshillit drejtues të
Bankës gjermane, sipas të cilit gjermanët “po bëhen mesatarisht më
budallenj” për shkak të ardhjes së emigrantëve nga “Turkia, Lindja e
Messme dhe e Largët dhe nga Afrika”. Sarrazin denonconte “një rritje të
grupeve të popullsive me nivele të ndryshme inteligjence”, dhunti që
sipas tij është e trashëgueshme në masën 80%.
Qeveria Merkel menjëherë ka mbajtur qëndrim ndaj këtyre deklaratave.
Zëdhënësi Christopf Steegmans ka hedhur poshtë pa mëdyshje hipotezën e
një testi integligjence për të huajt, duke shtuar që ideja “nuk dëshmon
inteligjencë të veçantë”. “Të marrësh për të mirëqenë që emigrantët janë
budallenj – ka shtuar Steegmans – është padyshim diskriminim”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Gjermani. Propozim shokues: “Test inteligjence për emigrantët”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Emigracioni-
Kërce tek:  
Free forum | Society and Culture | Misc | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com