ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Turqia - Izraelit: Kërkoni falje ose prishim marrëdhëniet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Turqia - Izraelit: Kërkoni falje ose prishim marrëdhëniet   Tue Jul 06, 2010 2:54 am

Ankara -
Turqia kërcënon me anë të ministrit të saj të Punëve të Jashtme, se nëse
Izraeli nuk kërkon falje për sulmin mbi flotiljen, hapësira ajrore
turke do të bllokohet për çdo fluturim ushtarak dhe marrëdhëniet mes
tyre do të ndërpriten.

“Turqia do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me
Izraelin nëse ky i fundit nuk kërkon falje për sulmin e 31 majit kundër
një ndër anijeve turke që ishin pjesë e flotiljes së nisur me ndihma
humanitare drejt Rripit të Gazës, ku humbën jetën nëntë shtetas turq”,
deklaroi sot ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu, i cituar nga
shtypi turk.

Ndwrsa në lidhje me bllokimin e hapësirës ajrore,
Davutollu tha se nuk do të ketë më një ose dy bllokime si javën e
kaluar, por do të bllokohen të gjitha fluturimet ushtarake, ndërsa nuk
është vendosur ende për ato civile.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Turqia - Izraelit: Kërkoni falje ose prishim marrëdhëniet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Politika e huaj-
Kërce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com