ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Hapet dera për integrimin e Kosovës në BE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Hapet dera për integrimin e Kosovës në BE   Tue Jul 06, 2010 2:49 pm

Ka filluar sot në
Prishtinë takimi i Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit , në të
cilin po marrin pjesë, pos liderëve të institucioneve të Republikës së
Kosovës, edhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, ndër ta edhe
drejtori për Zgjerim i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Pier Mirel, i
cili gjatë fjalës së tij në Prishtinë, shprehu gatishmërinë e BE-së për
të filluar dialogun e vizave sapo kushtet të përmbushen për të.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke hapur këtë zhvillim të
rëndësishëm për aspiratat evropiane të vendit, ka rikujtuar se ky është
takimi i parë i Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimi, që
rrumbullakon një varg takimesh sektoriale në fushat e ndryshme të
zhvilluara ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Komisionit Evropian
gjatë 6 muajve të kaluar.
Intensifikimi i dialogut politik dhe teknik me Komisionin Evropian, i
cili po ndodh këto ditë, kontribuon në mënyrë përmbajtjesore në
avancimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kryeministri
Thaçi falënderuar Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Deskun e
Kosovës në Drejtoratin e Zgjerimit në Bruksel dhe personalisht z. Pier
Mierrel për punën që ka hapur derën për integrimin e Kosovës në
Bashkimin Evropian, siç është shprehur ai. Sipas tij, gjatë periudhës së
kaluar “janë përmbushur shumë kritere dhe rekomandime, ndërsa puna e
jonë është e pandalshme”.
Në vazhdim kryeministri Thaçi theksoi se nga takimi i fundit, i
mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, Kosova ka kaluar nëpër një
periudhë shumë të rëndësishme dhe intensive për vendin dhe rajonin.
Njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran ka vazhduar
në mënyre të kënaqshme. Këto njohje do të rriten pas vendimit të
Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai ka ripërsëritur shpresën se
“pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e
Kosovës, do ta bëjnë këtë dhe të njohin realitetin e ri në Ballkanin
Perëndimor’.
Sundimin e ligjit, luftën kundër-korrupsionit dhe krimit të
organizuar kryeministri i ka përmendur si prioritet të tij kryesor dhe
të qeverisë që drejton.
“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është e vështirë
dhe plotë sfida, veçanërisht për shtetet në tranzicion, por unë deklaroj
se nuk ka kthim mbrapa asnjë milimetër në këtë betejë, ndërsa Qeveria
mbetet e palëkundur në këtë drejtim”, është shprehur ai, duke shtuar se
kjo luftë nuk behët vetëm për hir të procesit të integrimit, por për
hir të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëqenies së tyre. Ne
jemi duke punuar intensivisht që të kompletojmë kornizën ligjore në
fushën e luftës kundër korrupsionit, kemi themeluar Task Forcën për
luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të
Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka thënë ai.
Bashkëpunimin me EULEX-in e ka cilësuar “në nivel shumë të lartë”.
Ai ka përmendur edhe hapat e ndërmarrë drejt përsosjes së prokurimit
publik. Sipas kryeministrit të Kosovës, edhe reforma e Administratës
Publike përbën një prioritet kyç të Qeverisë.
Zgjerimi i dialogut dhe pajtimit mes komuniteteve ka shënuar një
progres të theksuar, i cili është ilustruar me anë të pjesëmarrjes së
komunitetit serb në zgjedhjet lokale të organizuara nga institucionet e
Republikës së Kosovës.
“Krijimi i komunave të reja me shumicë serbe është edhe një dëshmi që
Qeveria e Republikës së Kosovës është absolutisht e përkushtuar për
krijimin e kushteve sa më të mira për të gjitha komunitete që jetojnë në
Republikën e Kosovës”, ka thënë Hashim Thaçi.

Reforma e sistemit gjyqësor është një nga parakushtet për të siguruar
një sistem efektiv të sundimit të ligjit. Ne kemi shfaqur përkushtimin
tonë edhe lidhur me të drejtat e njeriut dhe, në veçanti, për të
avancuar pozitën e minoriteteve në Kosovë në pajtim me standardet
evropiane dhe ndërkombëtare.
Duke raportuar për zhvillimet në ekonomi, kryeministri përmendi
investimet publike kapitale, përmirësimin e infrastrukturës dhe të
kushteve të tjera, të cilat, sipas tij, do të ndikojnë në performansën
më të mirë makroekonomike: uljen e bilancit negativ tregtar, rritjen e
prodhimtarisë vendore dhe ngritjen e investimeve huaja.
“Reformat e vazhdueshme lidhur me menaxhimin e parasë publike dhe
krijimi i kushteve të favorshme për investime të huaja do t'i mundësojnë
Kosovës një ekonomi të qëndrueshme, një ekonomi konkurruese
evropiane”, ka thënë Thaçi, duke përmendur në këtë kontekst privatizimin
e aseteve publike. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të
privatizojë Post-Telekomunikacionin e Kosovës, koncesionimin e
Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe ndërtimin e Termocentralit
Kosova e Re", që sipas tij
do të jenë shtytje më e madhe ekonomike për vendin.
Kryeministri Thaçi ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës
për procesin e integrimeve Euro-Atlantike vendit, si qëllim kryesor
strategjik. “Ne jemi të përkushtuar që të përqafojmë vlerat evropiane
dhe të garantojmë paqen dhe sigurinë në rajon, si dhe të thellojmë
bashkëpunimin me fqinjët rajonalë”, ka thënë ai. Me këtë vështrim ka
përmendur Planin e Veprimit për Partneritet Evropian 2010. “Ne e
kuptojmë që agjenda e BE-së është agjenda jonë kombëtare dhe ne kemi
marrë hapa konkretë për të integruar Planin Kosovar të Veprimit për
Partneritet Evropian në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, Buxhetin e
Konsoliduar të Kosovës dhe Planin e Qeverisë”, pohoi kryeministri.
“Duke marr parasysh progresin e arritur dhe rëndësinë e procesit të
liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës presim së
shpejti udhërrëfyesin zyrtar për liberalizimin e vizave. Fillimi i
dialogut zyrtar do të mundësojë që Kosova së shpejti të hyjë në
Shengenin e Bardhe, proces i cili do t'i lehtësojë qytetarëve tanë që të
udhëtojnë pa kufizime në vendet e BE-së”, tha ai në fund, duke i bërë
ftesë Komisionit Evropian të bëjë “vlerësimet e nevojshme për inicimin e
këtij procesi”.

Drejtori për Zgjerim i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Pier Mirel,
shprehu gatishmërinë e BE-së për të filluar dialogun e vizave sapo
kushtet të përmbushen për të .Më tutje Mirel pasi ka pranuar të
arriturat e theksuara nga kryeministri, ka theksuar nevojën e
intensifikimit të miratimit të kornizës ligjore, pasi Raporti i
Progresit i merr në konsiderim vetëm ligjet dhe strategjitë e miratuara.
Mirel ka përmendur edhe fushat ku duhet të arrihet progres.

“Gjyqësia duhet të fuqizohet dhe duhet të jetë e lirë nga ndërhyrja
politike. Duhet të ketë më tepër punë dhe aktivitete në luftën e krimit
të organizuar. Ju e theksuat se kjo është shumë e rëndësishme për
qeverinë tuaj dhe ne e çmojmë këtë përkushtim të fuqishëm që të vazhdojë
të përmirësojë sundimin e ligjit”, tha Mirel.

Mirel tha se pos miratimit të kornizës ligjore është e rëndësishme që
të fillohet me zbatimin e ligjit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Hapet dera për integrimin e Kosovës në BE
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Politika shqipetare-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog