ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Shqipëria me bregdet të mrekullueshëm dhe çmime të përballueshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Shqipëria me bregdet të mrekullueshëm dhe çmime të përballueshme   Tue Jul 06, 2010 2:52 pm

Problemet e mëdha ekonomike që bota ka hasur këtë vit kanë bërë që njerëzit në
mbarë globin të zgjedhin destinacione të tjera turistike përveç atyre
tradicionale. Një destinacion që po lulëzon në sytë e turistëve
ndërkombëtarë është Shqipëria. Organizata britanike "Helium" e
konsideruar si tryeza më e madhe elektronike e gazetarëve, shkrimtarëve
dhe agjentëve turistikë dhe të pasurive të paluajtshme, shkruan se
Shqipëria ofron male, lumenj, bregdet të jashtëzakonshem dhe ambiente të
rehatshme për vizitorët e huaj. Shkrimtarja Katerina Nikolas thotë se
Shqipëria apelon veçanërisht ata udhëtarë të pavarur që duan të
eksplorojnë një vend, që ndonëse nuk është futur akoma në epokën e
modernes, përbën një gur të çmuar. Edhe ata që kërkojnë një paketë
turistike me çmime të ulëta kanë avantazhin të pushojnë më së miri në
Shqipëri. Hotele luksoze po lulëzojnë në zonat bregdetare për të
akomoduar turistët e shumtë që tani ka arritur në mbi 2 milionë në vit,
vazhdon më tej Nikolas. Vendet më të preferuara, të cilat janë vlerësuar
shumë nga turistët e huaj që tashmë e kanë rivizituar Shqipërinë janë
Saranda, Vlora e Tirana. Një gjë është e sigurt, mbyllet artikulli i
"Helium", se nëse Shqipëria bëhet një vend anëtar i Bashkimit Europian,
popullariteti i saj si një vend i bukur dhe i lirë turistik do të rritet
duke ua kaluar edhe destinacioneve më të mira të Europës. Përveç
turizmit, Shqipëria ofron shumë lehtësira dhe mundësi të arta edhe në
fushën e investimeve, sidomos në pasuritë e paluajtshme. Për organizatën
britanike, "Helium", Shqipëria është destinacioni i preferuar i rradhës
i investitorëve, sepse Shqipëria është një vend ku përveç se ka një
bregdet të mrekullueshëm, çmimet janë të përballueshme, dy faktorë këto
që kapin gjithmonë interesin e investitorëve dhe ndërtuesve.
Investitorët e huaj inkurajohen nga "Helium" të zgjedhin Sarandën,
Durrësin, Vlorën dhe Tiranën për të përfituar nga zhvillimi i shpejtë në
këto qytete, Për më tepër investimi në këto zona mund të rezultojë në
një përfitim afatgjatë për të gjithë. Mesazhi nga "Helium" për
investitorët e huaj është i qartë: Shkoni në Shqipëri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Shqipëria me bregdet të mrekullueshëm dhe çmime të përballueshme
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Lajme ne vendi-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog