ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Maqedoni: MPB diskriminon shqiptarët për të drejtën e nënshtetësisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Maqedoni: MPB diskriminon shqiptarët për të drejtën e nënshtetësisë   Tue Jul 06, 2010 3:03 pm

Mijëra
shqiptarëve të moshuar me plotë 70 e 80 vjet të mbushura nuk i jepet
shtetësia e Maqedonisë. Emrat e tyre janë në procedurë, por ato nuk
përfitojnë asnjëherë të drejtën e shtetësitë së këtij vendi, pasi që nuk
plotësojnë kushtet.

Një numër i kësaj kategorie ka ndërruar jetë, kështu duke lindur e
vdekur në territorin e Maqedonisë, dhe asnjëherë pa përfituar të drejtën
e nënshtetësisë. Faji për këtë është origjina e tyre nga Kosova apo
trevat e tjera shqiptare.

Së fundi në një familje shkupjane, ka ndërruar jetë gjyshja e tyre 80
vjeçare, të cilës nuk i ishte dhënë shtetësia, sepse fillimisht gjatë
vitit 1995-2000, refuzohej për shkak të rrezikut të shtetit sipas nenit
të famshëm “9” të Ligjit të atëhershëm për nënshtetësinë, ndërsa pas
kësaj periudhe me ndryshimet e ligjit në 2004, ajo refuzohej sepse nuk e
njihte gjuhën maqedonase.

E moshuara me origjinë nga rajoni i Kaçanikut që nga mosha 10 vjeçare
kishte jetuar në Shkup, mirëpo kishte ndërruar jetë me shpresën se një
ditë ndoshta do të përfitonte të drejtën e nënshtetësisë së këtij vendi.


Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Naser Zyberi thekson se është i
njohur për këto raste dhe trajtime të tilla.

“Është problem i vjetër për dy dekada, një problem jashtëzakonisht
rigoroz që shkelen të drejtat e njeriut. Ka raste të tilla për të cilat
jam i njohur që jetojnë 60 vite në Maqedoni dhe nuk gëzojnë të drejtën e
nënshtetësisë dhe kjo dukuri është tek shqiptarët. Kjo është e qartë,
sepse institucionet në Maqedoni me këtë dëshirojnë të pengojnë rritjen e
numrit të shqiptarëve në kuadër të popullsisë së përgjithshme në
Maqedoni”, ka theksuar Zyberi, i cili rekomandon që kjo çështje të hapet
si debat edhe pranë institucioneve ndërkombëtare, sidomos pranë atyre
të BE-së, ku po aspiron Maqedonia dhe politika e saj zyrtare.

Nga zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë kanë theksuar se ndër
rastet e paraqitura ka pasur edhe ato të persona me moshë të vjetër.

“Ne apelojmë që të vijnë akoma ti shtrojnë problemet e tyre. Por
gabimi është se qytetarët rrallë herë paraqiten në zyrat tona.
Megjithatë, vlerësojmë se është zvogëluar numri i personave që kërkojnë
të drejtën e nënshtetësisë dhe që ballafaqohen me probleme”, ka theksuar
zyra në Tetovë.

Qytetarët e tillë të dëshpëruar nga mostrajtimi dhe neglizhenca
institucionale heqin dorë nga odiseada për të arritur tek shtetësia e
Maqedonisë dhe pajisen me shtetësitë e vendeve të origjinës, mirëpo duke
qëndruar në vendbanimet e tyre ku kanë lindur apo kanë kaluar një pjesë
të madhe të jetës së tyre.(ina)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Maqedoni: MPB diskriminon shqiptarët për të drejtën e nënshtetësisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Hapsira Shqiptare-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs