ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Pogradec, arrestohet kryeplaku për kultivim droge

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Pogradec, arrestohet kryeplaku për kultivim droge   Wed Jul 07, 2010 11:49 pm


Pogradec – Policia e Pogradecit arrestoi sot kryeplakun e fshatit Ondisht në komunën e Trebinjës, Avni Ponçi, i akuzuar për shpërdorim detyre.
Avni Ponçi, 52 vjeç, u arrestua pasi në tokat e tij kishte mbjellë 25 rrënjë kanabis sativa. Mbi të rëndon akuza "Shpërdorim i detyrës zyrtare dhe kultivim i bimëve narkotike".

Po në fshatin Ondisht, policia arrestoi sot edhe shtetasin tjetër, Erion Hyka, 24 vjeç, pasi kishte mbjellë 42 rrënjë kanabis sativa, por ai do te ndiqet penalisht ne gjendje te lire për shkak se është invalid i grupit të parë. Nën pranga ra edhe Mevlan Xhika, 52 vjeç, banor i këtij fshati, i cili kishte mbjellë 28 rrënjë kanabis sativa.

Sipas policisë, bimët narkotike u shkulën dhe u sekuestruan si provë materiale. Ky është rasti i tretë që policia e Qarkut të Korçës gjatë dy javëve të fundit kryen arrestime për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Pogradec, arrestohet kryeplaku për kultivim droge
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Lajme ne vendi-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog