ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Çështje hetimore për financim të paligjshëm të Sarkozisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Çështje hetimore për financim të paligjshëm të Sarkozisë   Wed Jul 07, 2010 11:53 pm




Paris - Drejtësia franceze ka hapur sot një çështje hetimore lidhur me financimin e fushatës elektorale të Presidentit francez, Nikolas Sarkozi në vitin 2007.
Vendimi u mor pas dëshmive të ish-llogaritares së trashëgimtares së kompanisë "L'Oreal", Liliane Bettencourt, e cila foli dje për një shumë parash që në vitin 2007 i ishte dorëzuar Eric Ëoerth, arkëtari i partisë së qendrës së djathtë UMP (Unioni për një Lëvizje Popullore) dhe sot Ministri i Punës, Solidaritetit dhe e Shërbimit Civil.

Epërdithsmja "Le Figaro" citon ish-llogaritaren të ketë thënë se paratë(150 mijë euro) ishin destinuar për të financuar fushatën elektorale të presidentit, Nikolas Sarkozi.

Hetimi paraprak, sipas informacioneve më të fundit nga Parisi, i është besuar Brigadës financiare dhe Brigadës së parandalimit të krimeve. Vendimi është marrë nga prokurori i komunës së Parisit, Nanterre, Philippe Courroye, i cili nisi hetimet për çështjen pas deklaratave të djeshme të Claire Thibout, ish-llogaritare e trashëgimtares së L'Oreal, Liliane Bettencourt.

Nga ana tjetër, kryeministri francez, François Fillon dënoi akuzat e ngritura nga trashëgimtarja e kompanisë kozmetike ''L'Oreal'' ndaj Presidentit francez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Çështje hetimore për financim të paligjshëm të Sarkozisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Ekonomia dhe Biznesi-
Kërce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com