ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Ali Ahmeti viziton të liruarit e Sopotit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Ali Ahmeti viziton të liruarit e Sopotit   Thu Jul 08, 2010 12:36 am



Vendimi gjyqësor për kthimin e procesin gjyqësor të ‘Sopotit’ dhe caktimin e masës së ‘arrestit shtëpiak’ për katër të dënuarit, nuk është politik por gjyqësor. Kështu deklaroi nga Sopoti, kreu i BDI-së Ali Ahmeti i cili vizitoi 4 banorët e Sopotit të cilët lëshuan nga burgun e Idrizovës, të premten e kaluar. Ahmeti tha se ai dhe subjekti i tij politik gjithmonë kanë qenë të shqetësuar për zbardhjen e të vërtetës rreth rastit të Sopotit.
“Mendoj që drejtësia e bëri të veten. Shpresoj se përfundimisht kjo histori e dhimbshme do t’i takojë të kaluarës, dhe këta njerëz të gëzohen me familjet e tyre, të kapin hapat drejt perspektivës, të sigurojnë mirëqenie për fëmijët dhe familjet dhe shpresoj që organet e drejtësisë përfundimisht këtë kapitull do ta mbyllin.’, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, raporton Alsat-m.
Ahmeti tha se nuk është bërë presion politik për kthimin e procesit nga shkalla e parë dhe caktimin e masës së arrestit shtëpiak. Sipas tij, banorët e Sopotit janë të interesuar që për rastin, të dalë në shesh e vërteta.
“Nuk është ushtruar kurrfar presioni ndaj gjykatave. E drejta jonë si parti politike me besueshmëri më të lartë tek elektorati shqiptar ka qenë që ne ta afirmojmë një çështje, e cila padrejtësisht njerëzit i mbante në burg. Kjo tregon qytetari të lartë nga këta njerëz, sepse në momentin që kanë zbritur nga mauna e policisë këta kanë mund të arratisen në ndonjë vend, këta kërkojnë drejtësia të vendoset në vend. Këta njerëz kërkojnë të respektohet drejtësia, të trajtohen si gjithë qytetarët e Maqedonisë. Kjo tregon respekt ndaj gjykatave, ndaj institucioneve, ky është respekt ndaj institucioneve dhe institucionet me respekt duhet të trajtojnë të gjithë qytetarët e vet.”, shtoi Ahmeti.
I pyetur rreth dy kërkesave të tjera që Ahmeti i ka parashtruar partnerit të koalicionit Gruevski, lidhur me zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së dhe mbylljen e rasteve të Hagës, Ahmeti tha se zgjidhja e tyre, është në interes të Maqedonisë.
‘Të gjitha çështjet po bisedohen, nuk janë hermetikisht të mbyllura, dhe janë çështje në interes të Maqedonisë dhe proceseve që zhvillohen në vend’-tha ai. Ndërkohë sot, nga Gjykata Themelore Shkupi 1, mbërriti lajm i anulimit të një tjetër procesi gjyqësor, atij për ‘Punëtorët e Mavrovës’, për shkak të gjendjes shëndetësore të njërit prej të akuzuarve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Ali Ahmeti viziton të liruarit e Sopotit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Hapsira Shqiptare-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog