ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Cërvenkovski: Incidenti në parlament e bën Maqedoninë shtet policor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Cërvenkovski: Incidenti në parlament e bën Maqedoninë shtet policor   Thu Jul 08, 2010 12:39 am


Lideri i LSDM Branko Cërvenkovski deklaroi në Strasburg se incidenti i para disa ditësh në Parlament mes deputetëve të tij dhe pjesëtarëve të policisë, e bën Maqedoninë shtet policor dhe me demokraci të brishtë parlamentare. Cërvenkovski, duke komentuar nenit 43 të ligjit për Parlamentin, tha se askush përveç sigurimit të institucionit ligjvënës nuk guxon të jetë i pranishëm. Ai tha se shumë pjesëtarë të MPB së kanë filmuar dhe përgjuar situatën, ndërkohë që vendimin e fundit të ministres së Brendshme Jankullovska për ndëshkim të deputetëve të LSDM, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Parlamentit Veljanovski, e ka quajtur gabim të madh. Cërvenkovski gjatë takimit me komisionerin evropian Shtefan Fyle, tha se opozita që ai udhëheq është e gatshme të mbajë pjesën e përgjegjësive për sa i përket çështjeve të hapura në vend, duke shtuar se përgjegjësia kyçe mbetet në duart e Qeverisë. Lideri i LSDM së Cërvenkovski, gjatë takimit të tij në Strasburg me Komisionerin për Zgjerim Shtefan Fyle, shprehur shqetësimin se Maqedonia, në disa sfera jo vetëm që nuk ka shënuar përparim, por ka bërë hapa prapa. Cërvenkovski iu ankua Fyles për gjendjen e gjyqësorit si dhe pozicionin e Qeverisë, përsa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me projektin "Shkupi 2014".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Cërvenkovski: Incidenti në parlament e bën Maqedoninë shtet policor
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Hapsira Shqiptare-
Kërce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com