ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Shtrenjtimi i bakrit lë pa kapak pusetat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Shtrenjtimi i bakrit lë pa kapak pusetat   Thu Jul 08, 2010 12:45 am


Rritja e çmimit të bakrit dhe metaleve të tjera në bursat botërore vë në lëvje vjedhësit në vend. Puseta, tela bakri, shenjat e qarkullimit rrugor, pjesë gardhi, kabllo telefoni dhe të energjisë elektrike, por edhe ndonjë bust heroi përsëri janë në shënjestër për fitim të shpejtë. Për këtë sot pronarët e firmave që blejnë metale së bashku me ministrin e ambientit Nexhati Jakupin dhe përfaqësues të policisë dhe doganave, bashkërisht përgatitën një strategji kundër vjedhësve, bën të ditur Alsat-m.
"Përmes kontrollit të vazhdueshëm të ndërpritet vedhja e këtyre elementeve, por edhe blerja dhe shitja e tyre jashtë vendit. Ky është problem shumë serioz sepse rrezikohet siguria e trafikut dhe e qytetarëve, ndërsa shkaktohet edhe dëm material sepse pajisja duhet sërish të kompensohet", thotë Nexhati Jakupi, ministër i Ambientit.
Çmimi i bakrit në bursat botërore këto ditë kaloi vlerën prej 6 dollarë apo rreth 320 denarë për kilogram. Kurse në pikat e shitjes në Shkup ky metal blihet për 260 denarë. Blerësit thonë se kur mblidhet e tërë sasia e bakrit dërgohet në Gjermani. Sipas tyre, çmimi blerës deri më tani ka qënë nga 120 deri 380 denarë, varësisht nga kërkesat nga vendet e Perëndimit.
“Disa subjekte juridike, të cilat nuk janë të evidentuara, mos të them punojnë në të zezë dhe natën atje dërgohet ky lloj i mallit të vjedhur. Pasojat janë shumë të këqija, mendoni në një pusetë prej 3000 denarësh të humbasë jetën ndonjë njeri. Megjithatë, vjedhësit janë pa mëshirë”, tha Vasill Gacevski, Grupacioni për blerjen e lëndëve sekondare.
Për shkak të kësaj Gacevski kërkon të përforcohet kontrolli në ndërmarrjet publike. Rritja e çmimit të bakrit në bursat botërore interpretohet si shenjë për përmirësimin e ekonomisë globale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Shtrenjtimi i bakrit lë pa kapak pusetat
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Hapsira Shqiptare-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog