ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Mungesa e vitaminës D, sulme astmatike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Mungesa e vitaminës D, sulme astmatike   Thu Jul 08, 2010 12:56 am


Fëmijët astmatikë me nivel të ulët të vitaminës D në gjak janë më të rrezikuar që të përjetojnë sulme të fuqishme astmatike. Kështu sugjeron një studimi i zhvilluar nga shkencëtarët e Harvardit. Duke vëzhguar 1.000 fëmijë me astmë, për një periudhë katërvjeçare, hulumtuesit kanë vërejtur se mungesa e vitaminës D është e lidhur me 50% rrezik më të lartë për sulme astmatike të cilat kërkojnë ndërhyrje urgjente mjekësore. Në studimin e publikuar në revistën “Journal of Allergy & Clinical Immunology”, shkencëtarët thonë se fëmijët astmatikë me nivel normal të kësaj vitamine kishin pasur sulme më të lehta. Autorët e studimit këtë e shpjegojnë me mundësinë e ndikimit të vitaminës D në funksionimin e sistemit imunitar dhe efektin e kësaj vitamine me anë të veprimit të hormoneve steroide anti-inflamatore. Vitamina D në mënyrë natyrore sintetizohet në lëkurë pas ekspozimit në diell, ndërsa është e pranishme dhe në disa ushqime, si peshku dhe qumështi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Mungesa e vitaminës D, sulme astmatike
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MJEKSIA :: Njeriu dhe shendeti-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs