ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Lorik Cana futbollist i Gallatasarajit për katër sezone

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Lorik Cana futbollist i Gallatasarajit për katër sezone   Thu Jul 08, 2010 8:57 pm


Futbollisti i kombëtares shqiptare Lorik Cana ka arritur një marrëveshje me klubin turk të Gallatasarajit.
Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të Gallatasarajit, ku thuhet se futbollisti nga Kosova do të jetë pjesë e klubit për katër sezonet e ardhshme. Këtë fakt e konfirmon edhe faqja zyrtare e klubit anglez të Sanderlendit.

Futbollisti shqiptar mbërriti vitin e kaluar në Premier Ligë nga francezët e Olimpikut të Marsejës për shumën e pesë milionë sterlinave. Tekniku i Sanderlendit, Stiv Brus i besoi Canës menjëherë shiritin e kapitenit, duke udhëhequr ekipin me sukses sezonin e kaluar në kampionatin anglez.

Akoma nuk është bërë e ditur shuma që kanë derdhur turqit e Gallatasarajit në arkat e klubit anglez, por nga momenti në moment pritet edhe një deklaratë zyrtare e vetë futbollistit të përfaqësueses shqiptare.

Lorik Cana është futbollisti i dytë shqiptar që vesh fanellën e klubit më të lavdishëm turk, pas elbasanasit Klodian Duro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Lorik Cana futbollist i Gallatasarajit për katër sezone
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SPORT :: Sporti-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs