ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Bler: Kosova të jetë shtet i suksesshëm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Bler: Kosova të jetë shtet i suksesshëm   Thu Jul 08, 2010 9:16 pm


Pas pavarësisë, sfidat e Kosovës janë ndërtimi i institucioneve demokratike dhe perspektiva evropiane, tha në Prishtinë, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler. Këto komente, Bler i bëri pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Me të mbërritur në Prishtinë, ish-kryeministri britanik është pritur me nderime të larta shtetërore nga Garda Ceremoniale e FSK-së.
Bler tha se për 11 vite që kur ai kishte qëndruar në Kosovë kishte parë ndryshime të mëdha. Ai tha po ashtu, se nuk ka pushuar asnjëherë që të përkrah Kosovën që të zë vendin e saj në familjen evropiane.
Ndërkaq mesazhi për shtetin më të ri, ishte që të ndërtoj një shtet të suksesshëm, demokratik dhe me ekonomi të zhvilluar.
“Statusi i Kosovës tash është i zgjidhur dhe çështja më e rëndësishme tash është që të sigurohemi se po ndërtohet një shtet i suksesshëm. Kjo është një sfidë dhe se statusi nuk është vetëm çështje e legalitetit, por edhe e kushteve ekonomike të jetesës që garanton për qytetarët që jetojnë në të”, tha Toni Bler.
Ai tha se fakti që sot Kosova është e pavarur e bën atë të kënaqur me politikën që ka udhëhequr në fund të viteve të ’90-ta.
“Do të ishte një gjë tmerrshme nëse perëndimi do të lejonte vazhdimin e pastrimit etnik që ndodhte atë kohë”, tha Bler, duke rikujtuar se politikat e tilla shtypëse si ajo e Millosheviqit çdo herë kanë dështuar.
Kurse fakti që pesë vende të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur atë, sipas Toni Bler nuk nënkupton që statusi i Kosovës është i pazgjidhur
Duke përmbushur dhe vendimin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i ndau Zotit Bler, “Medaljen e artë të lirisë”.
Kjo Medalje, u ndahet personaliteteve politike që kanë kontribuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, tha presidenti Sejdiu.
Ai e siguroi mysafirin nga Britania e Madhe se Kosova është shtet i qëndrueshëm dhe se tash, kur ka vendosur raporte me vendet tjera në fqinjësi, ëshët e gatshme që një gjë të tillë ta bëj edhe me Serbinë.
“Të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën e kanë njohur si shtet sovran dhe të pavarur dhe Kosova ka dëshmuar qëndrueshmërinë e saj si shtet. Ne dëshirojmë absolutisht të kemi marrëdhënie të mira edhe me Serbinë dhe popullin serb dhe po ashtu them se ka shumë çështje, apo shume tema që mund të bisedohen, këto janë në interes të shteteve sovrane
Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi, i dorëzoi ish-kryeministrit Bler një kopje të “Deklaratës së Pavërsisë së Kosovës”.
Thaçi tha se ish-kryeministri Toni Bler dhe ish-presidenti Bill Klinton paraqesin dy personalitete që tashmë janë bërë pjesë e historisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Zoti, Toni Bler, kryeministër, Ju së bashku me mikun tjetër, Presidentin Bill Klinton, bartni pishtarin ndërkombëtar për lirinë e Kosovës prandaj ne ju nderojmë edhe si lider, si hero i Kosovës, si institucione dh si popull i Kosovës, Kontributi i juaj ka qenë, është dhe do të mbetet historik”, tha Thaçi.
Nesër, Toni Bler do t’i drejtohet me një fjalim edhe Kuvendit të Kosovës në një seancë plenare, e cila është thirrur për nder të tij. Më pas ish-kryeministri Toni Bler, ngjashëm sikurse edhe në vitin 1999, do t’u drejtohet edhe qytetarëve me një fjalim në qendër të Prishtinës.
Gjatë kësaj vizite ish-kryeministrit Toni Bler, Universiteti i Prishtinës do t’ia dorëzojë çmimin “Doctor Honoris Causa”.
Po ashtu, është paralajmëruar se Bler mund të vizitojë edhe disa lokalitete të banuara me popullatë serbe.
Përndryshe, kjo do të jetë vizita e dytë e ish-kryeministrit Toni Bler në Kosovë që nga përfundimi i luftës më 1999. Por, njëherësh, është edhe vizita e tij e parë në Kosovën e pavarur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Bler: Kosova të jetë shtet i suksesshëm
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Politika shqipetare-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com