ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Përkujtohet institucionalisht 9 Korriku i vitit 1997 dhe dëshmorët e flamurit kombëtar shqiptar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Përkujtohet institucionalisht 9 Korriku i vitit 1997 dhe dëshmorët e flamurit kombëtar shqiptar   Thu Jul 08, 2010 9:27 pm


Nën patronazhin e kryetarit të komunës së Gostivarit, prof.dr. Rufi Osmani, janë duke u zhvilluar një sërë aktivitetesh për shënimin e 13 vjetorit të ngjarjeve tragjike të 9 Korrikut 1997, si dhe Kryengritjes së armatosur të vitit 2001.
Nëpër rrugët e qytetit dhe në disa fshatra janë vendosur transparentë: “Dëshmorët e kombit nuk vdesin kurrë” dhe është hera e parë që në këtë datë të rëndësishme, të vendosen flamujt kombëtar në për qytet.
Më 9 korrik do të bëhen homazhe mbi varret e dëshmorëve edhe atë:
- Në orën 10:00 homazhe mbi varrin e dëshmorit Isë Fazliu në fshatin Banjicë e Poshtme
- Në orën 10:30 homazhe mbi varrin e dëshmorit Nazmi Saliu në fshatin Turçan i Vogël
- Në orën 11:00 homazh mbi varrin e dëshmorit dr.Shpend Iseini në fshatin Forinë
- Në orën 12:00 homazh mbi varrin e dëshmorit Milaim Dauti në fshatin Dobërdoll
- Në orën 12:30 homazh mbi varrin e dëshmorit Naser Ademi në fshatin Negotinël
Homazhet do të përcillen edhe me ceremoni fetare.
Akademia përkujtimore do të mbahet në orën 20:00 në Qendrën për kulturë, për ku janë ftuar mysafirë të shumtë, ndërmjet të cilëve edhe ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Kryetari komunës së Gostivarit, fton qytetarët që të shprehin respekt ndaj sakrificës kombëtare duke u bërë pjesë përbërëse e këtij organizimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Përkujtohet institucionalisht 9 Korriku i vitit 1997 dhe dëshmorët e flamurit kombëtar shqiptar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Hapsira Shqiptare-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog