ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Tridhjetë studentë punësohen në sektorin e Marrëveshjes së Ohrit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Tridhjetë studentë punësohen në sektorin e Marrëveshjes së Ohrit    Thu Jul 08, 2010 9:34 pm



Zëvendëskryeministri i RM-së, Abdilaqim Ademi, ndau sot në USHT vendimet e punës për 30 studentë të USHT-së dhe UEJL-së, të cilët gjatë studimeve kanë arritur notën mesatare më të lartë.
Ndarja e vendimeve të punës, për studentët më të mirë realizohet në bazë të nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim në mes Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe dy universiteteve në Tetovë, USHT-së dhe UEJL-së.
Ndarja e vendimeve të punës nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për studentët të cilët me punën e tyre gjatë studimeve kanë arritur rezultate të larta dëshmon se angazhimi dhe kontributi për arsim, shkencë dhe dije pa dyshim se edhe shpërblehet.
Zv.kryeministri Ademi premtoi se Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, do të vazhdojë ti stimulojmë edhe më tej studentët e mirë dhe në të ardhmen do të hapë konkurse të tjera”.
Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë Abdilaqim Ademi me këtë rastë tha se kërkesa e vazhdueshme por edhe nevoja për profesionalizëm dhe ngritjen e cilësisë të organeve shtetërore kanë qenë dhe janë përcaktim dhe strategji afatgjate e jona. Për këtë qëllim para një viti u zotuam se 30 studentë më të mirë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës juglindore pas përfundimit të studimeve do të punësohen në organet e administratës shtetërore.
“Sot këtu po realizojmë këtë premtim i cili dëshmon përcaktimin tonë për bashkëpunim sa më të ngushtë ndërmjet universiteteve dhe organeve të administratës shtetërore. Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm kuadri cilësor është garanci e ndërtimit të shoqërisë bashkëkohore dhe efikase. Jemi të vetëdijshëm se kuadri cilësor duhet sa më shpejt të vihet në funksion të zhvillimit.
Kjo qasje përveç tjerash besojmë se pozitivisht do të ndikojë edhe në ngritjen e cilësisë së studimeve, sepse po bëhet e qartë se mundi dhe angazhimi në studime i jep edhe rezultatet konkrete në të mirë të vet studentëve”, deklaroi Ademi.
Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë Abdilaqim Ademi ka premtuar se ky aktivitet do të bëhet tradicional. “Ne edhe më tutje do të vazhdojmë me stimulime të ndryshme që do të shkojnë në favor të ngritjes së cilësisë së kuadrit profesional dhe shkencor. Ky kuadër duhet ta mbajë mbi supe zhvillimin e vendit dhe ndërtimin e tij sipas standardeve evropiane”, sqaroi Ademi
Zëvëndëskryeministri u ka premtuar edhe studentëve të universiteteve tjera në Maqedoni të cilët do të jenë shembullor, se do të merren parasysh dhe se do të jenë në listat e punësimeve.
“Me këtë rast dua të theksoj se kjo nuk do të thotë se studentët tjerë që do të diplomohen në këto, po edhe universitetet tjera do të lihen pas dore sepse ne tashmë kemi pranuar një numër të madh të diplomuarve dhe ky aktivitet do vazhdoj edhe në të ardhmen duke hapur konkurse të reja”, deklaroi Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, gjatë ndarjes së 30 vendimeve për punësim të studentëve të USHT-së dhe UEJL-së
Ndërsa prorektori për shkencë i USHT-së doc. dr Reshat Qahili theksoi se është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua si Prorektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës t’i përshëndes të gjithë pjesëmarrësit në organizimin e këtij evenimenti, për ndarjen e vendimeve të punës për studentet e diplomuar në Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore nga Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim, vitin e kaluar, në mes dy institucioneve tona, sot po dëshmon se ka rezultuar i suksesshëm.
Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, zotëri Abdilaqim Ademi, për studentët e Universitetit tonë krijoi lehtësime për t’u punësuar në këtë Sekretariat, si dhe në organe të tjera shtetërore.
Ndarja e vendimeve të punës nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, për studentët e USHT-së, të cilët me punën e tyre gjatë studimeve kanë arritur rezultate të lakmueshme dëshmon se angazhimi dhe kontributi për arsim, shkencë dhe dije më në fund edhe shpërblehet.
Arsimimi i juaj, është investim kombëtar dhe si i tillë është i rëndësishëm për të gjithë, prandaj kapitali më i vlefshëm është investimi për shkollimin e gjeneratave të reja.
Ne në USHT, vëmendje mjaft të rëndësishme i kushtojmë objektivit të cilësisë së studimeve dhe përgatitjes së kuadrove të reja, konkurrentë për të gjitha profilet që i kërkon tregu bashkëkohor i punës, në vend dhe me gjerë.
Me këtë rast, në emër të USHT-së të gjithë kandidatëve që sot i marrin vendimet e punës, u dëshiroj sukses në punën e tyre të mëtejshme, ndërsa Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe drejtuesit e tij i përgëzoj për kujdesin që ka treguar ndaj studentëve tanë, me dëshirat më të mira që ky interesim dhe bashkëpunimi mes institucioneve tona të vazhdojë me sukses edhe në të ardhmen tha prorektori për shkencë doc. dr. Reshat Qahili.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Tridhjetë studentë punësohen në sektorin e Marrëveshjes së Ohrit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Hapsira Shqiptare-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com