ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Superdomatja kundër plakjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Superdomatja kundër plakjes   Thu Jul 08, 2010 10:13 pm



Mberrin në tetor në raftet e supermarketeve italiane superdomatja kundër plakjes. Është një produkt tërësisht natyror që të zgjat jetën dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit. Lajmi është bërë i ditur në një eveniment të asamblesë së Coldiretti në ambientet e “Salone dell'Innovazione nella tradizione”. "Bëhet fjalë - tha Coldiretti – për një produkt pa organizma të modifikuar gjenetikisht (OMGJ), i cili ka më shumë se 50 për qind të licopene, një substancë që luan një veprim super antioksidues. Nga një numër gjithnjë e më i lartë studimesh po del se licopene ndihmon në parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe ngadalëson plakjen e qelizave të trupit". Superdomatja është kultivuar në fermat bujqësore të zonave Emilia Romagna dhe Lombardia. Kjo e re, - thotë Coldiretti, - është pjesë e projektit të kryer nga organizatat për sektorin e bujqësisë që kanë si qëllim që të gjitha produktet bujqësore të jenë qind për qind italiane dhe të mbrojnë konsumatorin nga spekulimet. Domatja dhe produktet e saj janë në fakt pika e parë e importit të ushqimeve bujqësore të importuara nga Kina, (një sasi prej 82 milione kilograme zbarkoi në Itali në vitin 2009 duke u shitur si Made in Italy). Presidenti i Coldiretti Segio Marini,Ministri Giancarlo Galane dhe Vasco Errani guvernatori i Emilia Romagna, duke shijuar një pjatë makaronash me super-domate. Gjithashtu në këtë eveniment u prezantuan edhe disa produkte lidhur me kujdesin e trupit të inspiruaar nga truket e vjetra të gjysheve: nga banja antistres me rozmarinë deri te maskat me patate kundër rrudhave, apo kundër rrathëve të syrit me bazë mjalti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Superdomatja kundër plakjes
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MJEKSIA :: Njeriu dhe shendeti-
Kërce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog