ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Pushoni të gjithë, flet oktapodi Paul: Spanja kampione e botës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Pushoni të gjithë, flet oktapodi Paul: Spanja kampione e botës    Fri Jul 09, 2010 10:25 pm


13:16
Sipas oktapodit Paul, Spanja do të fitojë ndaj Holandës në finalen e madhe ndërsa për vendet 3-4, Gjermania do mundë Uruguajin
Burimi: ikub.al
Autori: Reuters
Nuk ka vonuar parashikimi i orakullit më të famshëm të botërorit aktual, oktapodit Paul që ka dhënë verdiktet për dy ndeshjet e fundit të botërorit të futbollit që po zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Spanja do të jetë kampionia e ardhshme e botës pasi në finale do të mundë Holandën, ndërsa në garën për vendin e tretë, Gjermania të shtunën do fitojë ndaj Uruguajit. Të gjithë ata që kanë vënë bast mbi parashikimet e Paul, janë shpërblyer mirë këtë turne. Oktapodi Paul është bërë një nga yjet e Botërorit të Afrikës së Jugut, falë parashikimeve të famshme dhe rezultateve korrekte të tij të ndeshjeve të Kupës së Botës.

Në akuariumin e Oberhausen në Gjermani, paul në prani të qindra spektatorëve ka zgjedhur flamurin e Spanjës ndaj atij të Holandës ndërsa më pas ka zgjedhur Gjermaninë, në testin përballë flamurit bardhekaltër të Uruguajit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Pushoni të gjithë, flet oktapodi Paul: Spanja kampione e botës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SPORT :: Sporti-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog