ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Lezhë, flakët shkrumbojnë banesën dykatëshe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Lezhë, flakët shkrumbojnë banesën dykatëshe   Fri Jul 09, 2010 10:32 pm


18:13
Zjarri u përhap me shpejtësi dhe brenda një kohe të shkurtër përfshiu pjesën më të madhe të shtëpisë dykatësh
Burimi: News 24
Një shtëpi është djegur thuajse plotësisht nga flakët në fshatin Dajç të Lezhës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Flakët e zjarrit kanë nisur rreth orës 8 të mëngjesit në shtëpinë e vëllezërve Gege dhe Pale Lleshi, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar, pasi asnjë prej anëtarëve të familjeve nuk ka qenë brenda shtëpisë. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe brenda një kohe të shkurtër kanë përfshirë pjesën më të madhe të shtëpisë dykatëshe. Zjarrfikësit e mbërritur në vendngjarje nuk kanë mundur të shpëtojnë asgjë, ndërsa kanë shuar flakët e zjarrit pas 60 minutash. Në momentin e djegies janë dëgjuar edhe shpërthime të njëpasnjëshme të bombolave të gazit, duke rrezikuar edhe jetën e zjarrfikësve. Nuk dihen ende shkaqet, pasi në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur as energji elektrike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Lezhë, flakët shkrumbojnë banesën dykatëshe
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Lajme ne vendi-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog