ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Obama i tërheq vëmendjen BE-së për Turqinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Obama i tërheq vëmendjen BE-së për Turqinë   Fri Jul 09, 2010 10:46 pm


Në deklaratën e tij për gazetën "Corriere della Sera", Presidenti Obama, Turqinë e cilësoi si "një vend ku prehen Lindja dhe Perëndimi dhe si një vend shumë të rëndësishëm nga pikëpamja strategjike".
Kur gazetari i rikujtoi debatet që zhvillohen në Perëndim se "jemi duke e humbur Turqinë" Presidenti amerikan bëri këtë vlerësim: "Turqia është një vend që është anëtare e NATO-s me një ekonomi që tregon rritje të madhe. Turqia me një popullsi me shumicë myslimane dhe me një strukturë demokratike të shtetit paraqet një model edhe nga pikëpamja e vendeve tjera islame të rajonit. Për këtë arsye konsiderojmë që zhvillimi i marrëdhënieve me Ankaranë është i rëndësishëm".

Obama theksoi se Turqia duhet të jetë anëtare e plotë e BE-së, ndërsa tha se "është e natyrshme që në qoftë se populli turk nuk e ndjen veten si pjesë e familjes evropiane të shikoj në drejtim tjetër nga pikëpamja e aleancës dhe lidhjeve".

Ndërsa pyetjes lidhur me dallimet në qasjet e Turqisë dhe SHBA në çështjen e programit nuklear të Iranit Obama u përgjigj: "Mendoj se gjërat e pakëndshme të jetuara në çështjen e iniciativës për ndërmjetësim në lidhje me programin nuklear të Iranit vijnë nga dëshira e Ankarasë për të mos patur ndonjë luftë në rajon, pasi Turqia ka një vijë të gjatë kufitare me Iranin. Këtu mund të ketë luajtur rol edhe dëshira për të treguar fuqinë me Brazilin që është një fuqi tjetër në rritje"./trt/start/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Obama i tërheq vëmendjen BE-së për Turqinë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Lajme nga Bota-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog