ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Vjenë, Moska dhe Uashingtoni shkëmbejnë spiunët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Vjenë, Moska dhe Uashingtoni shkëmbejnë spiunët   Fri Jul 09, 2010 10:49 pm


Vjenë – Në aeroportin e kryeqytetit austriak sot u shkëmbyen spiunët mes Rusisë dhë SHBA-së. Shkëmbimi u krye menjëherë pas mbërritjes së avionit amerikan me 10 agjentët që spiunonin tek Rusia si dhe avionit rus me katër të dënuar për spiunim tek SHBA-të.
"Shtetasit rusë të arrestuar në SHBA ndodhen në bordin e një avioni të nisur nga Vjena drejt Rusisë", deklaroi një zyrtar i shërbimeve sekrete ruse, pa bërë publik identitetin e tij.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, deklaroi se Shtetet e Bashkuara "i shkëmbyen spiunët me Rusinë për motive të sigurisë kombëtare dhe për arsye humanitare. Dhjetë agjentët rusë nuk kanë asnjë interes strategjik për Uashingtonin".

"U vendos se një vendim i shpejtë dhe global për këtë çështje duhej gjetur për arsye sigurie kombëtare dhe humanitare. Mbajtja gjatë pas hekurave e dhjetë agjentëve nuk do të kishte shërbyer për interesin kombëtar", theksoi Toner.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Vjenë, Moska dhe Uashingtoni shkëmbejnë spiunët
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Politika e huaj-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog