ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 DR: Të ndahen fonde për ‘Rrugën e Arbrit’

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: DR: Të ndahen fonde për ‘Rrugën e Arbrit’   Tue Jun 29, 2010 2:08 am




As në buxhetin e
kaluar, dhe as në propozimin qeveritar për rishikimin e buxhetit nuk ka
fonde për ndërtimin e rrugës që duhet të lidhë Maqedoninë dhe Shqipërinë
përmes Dibrës. Deputetët e partisë opozitare Demokracia e Re, sot
kërkuan që qeveria të ndjekë shembullin e Shqipërisë dhe me rebalancin
të investojë 100 milion denarë për rrugën, tepër e rëndësishme për
banorët e Maqedonisë Perëndimore. Pasi shumica e refuzoi këtë propozim,
DR-ja akuzoi partinë në pushtet BDI, se megjithë premtimet, nuk bën
asgjë që ‘Rruga e Arbrit’ të fitojë mbështetjen nga qeveria. Të
revoltuar nga refuzimi i vazhdueshëm i amendamenteve të tyre, numri i të
cilëve i kalon 100 për këtë rebalanc, nga Demokracia e Re paralajmëruan
se do të braktisin debatin në komisionin parlamentar. Nga partia në
pushtet BDI-ja megjithatë, e mbështetën amendamentin për ‘Rrugën e
Arbrit’, por thonë se kolegët e tyre nga DR nuk janë njoftuar aspak me
projektin. Deputetja Marku sqaroi se në atë temë vazhdimisht ka takime
mes ministrive të transportit dhe lidhjeve, të Shqipërisë dhe
Maqedonisë. Deputetët opozitar të DR-së paraqitën 152 amendamente në
propozimin për rebalanc të buxhetit prej të cilëve deri tani shumica
refuzoi 37. Qeveria me rishikimin e buxhetit planifikon të shkurtojë 76
milion euro.(alsat)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
DR: Të ndahen fonde për ‘Rrugën e Arbrit’
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Hapsira Shqiptare-
Kërce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com