ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Anketë me qytetarë, Maqedonia në BE brenda dy-tre vjetësh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Anketë me qytetarë, Maqedonia në BE brenda dy-tre vjetësh   Mon Jul 12, 2010 1:08 am

Rreth një e treta e qytetarëve, shpresojnë se brenda dy apo tre vjetësh, Maqedonia do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Ky është rezultati i anketës së zhvilluar me telefon nga Instituti për hulumtime politike, e realizuar me kërkesë të Sekretariati për çështje evropiane. Anketa është zhvilluar nga periudha 3 deri më 4 korrik me 1110 qytetarë, prej tyre 73.3 për qind maqedonas, 22.3 për qind shqiptarë dhe 4.3 për qind të etniteteve tjera.
Sipas kësaj ankete 21.6 e qytetarëve besojnë se Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së në 5 vitet e ardhshme, 14.8 për qind brenda 10 vitesh, kurse 11.1 për qind konsiderojnë se vendi kurrë nuk do të mund të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane. Ndërkohë rreth 20 për qind e qytetarëve nuk dinë apo nuk kanë dhënë përgjigje se nëse Maqedonia ndonjëherë do të jetë anëtarë e BE-së, raporton Alsat-m.
Anketa gjithashtu ka treguar se 28.8 për qind e qytetarëve shprehin bindjen se anëtarësimi në BE, do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë së vendit, 16.9 për qind se do të rritet kualiteti i standardit të jetesës, 11.9 për qind do të rritet shkalla e investimeve të huaja, 11.1 për qind konsiderojnë se do të rritet stabiliteti, po aq qytetarë vlerësojnë se do të ulet numri i të papunëve.
Të pyetur se prej nga më së shumti informohen për proceset integruese në vend, 84 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se informacionet i marrin nga mediat elektronike, 5.8 nga mediat e shtypura dhe 8.7 për qind nga interneti.
Kjo është pjesa e dytë e anketës së realizuar nga Instituti për hulumtime politike. Në pjesën e parë, të publikuar dje, 75 për qind të qytetarëve të Maqedonisë, ishte shprehur ‘pro’ anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, 10.1 për qind kundër, të tjerët ose nuk kanë dhe përgjigje ose nuk e dinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Anketë me qytetarë, Maqedonia në BE brenda dy-tre vjetësh
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Hapsira Shqiptare-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com