ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Banka Botërore, vlerësim pozitiv për klimën e investimeve të huaja në Shqipëri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Banka Botërore, vlerësim pozitiv për klimën e investimeve të huaja në Shqipëri   Mon Jul 12, 2010 1:15 am


Klima e investimeve të huaja në Shqipëri ka marrë së fundi edhe një vlerësim pozitiv nga institucionet më të rëndësishme financiare botërore.
Në mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë, Kryeministri Berisha përshëndeti raportin e Bankës Botërore, të Korporatës Financiare Ndërkombëtare dhe BMF, ku nga një analizë që i bëhet klimës së investimeve të huaja në 87 vende të botës, Shqipëria rezulton me 95 për qind, duke tejkaluar me 5 % vendet e OECD-së dhe me 2 % vendet e rajonit.
Ndërsa për të filluar një biznes, sipas Kryeministrit, "Shqipëria arrin në 98 pikë, kundrejt 71 pikë që është mesatarja e vendeve të OECD-së dhe e vendeve të rajonit".
"Pas vlerësimit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me çmimin e dytë në botë për transparencën e prokurimeve 100 % elektronike, ky vlerësim përbën një ndër arritjet më madhore në vlerësimin e reformave tona në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit", tha Berisha.
Sipas tij, "ky është mesazhi më shkëlqyer dhe më inkurajues që Shqipëria i dërgon komunitetit ndërkombëtar të biznesit". "Duhet që përpjekjet të shtohen në të gjithë sektorët dhe Shqipëria të kapë 98 % në çdo fushë të lidhur me biznesin", tha Berisha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Banka Botërore, vlerësim pozitiv për klimën e investimeve të huaja në Shqipëri
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Ekonomia dhe Biznesi-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog