ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Snoop: Muzika bashkon njerëzit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Snoop: Muzika bashkon njerëzit   Mon Jul 12, 2010 1:21 am



“Hey! Çka po bëni”, ka përshëndetur Snoop gazetarët me të arritur në Kosovë. Me një shami në formë shiriti mbi kokë dhe me një xhaketë dimri, mbase i painformuar për klimën këtu, reperi u përgjigj para gazetarëve lirshëm dhe në stilin e tij, duke u shtrembëruar kohë pas kohe dhe duke bërë me dorë derisa fliste. I pyetur se nëse është lodhur gjatë udhëtimeve të tij të fundit, reperi ka thënë, “Jo, kurrë. Larg qoftë”.
Snoop Dogg, emri i vërtetë i të cilit është Cordozar Calvin Broadus, ka thënë se ai kishte dëgjuar edhe më herët për Kosovën dhe për faktin se ka shumë fansa të tij, duke shtuar se kjo edhe është arsyeja se pse ai ka ardhur të performojë. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, jam i lumtur për këtë vend. Dua të vij të performoj për njerëzit që më duan dhe që e përcjellin muzikën time”, ka thënë Snoop.
I pyetur nëse ka ndonjë këngëtar me të cilin do të dëshironte veçanërisht të bashkëpunojë, Snoop ka thënë: “Po ka disa me të cilët dua të punoj. Por, mua më pëlqen të bëj muzikë, më pëlqen të performoj, më pëlqen të vij në vende si ky ku nuk kam qenë më herët. Të shkoj në vende ku njerëzit kanë shansin të më shohin dhe ku unë mund t’i preki dhe t’i ndjej. Kjo është e bukura, kjo është dhe pse është muzika, për t’i bashkuar njerëzit”.
Snoop po ashtu ka premtuar se kjo nuk do të jetë hera e parë që ai performon në Kosovë dhe se patjetër do të vizitojë vendin edhe herëve tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Snoop: Muzika bashkon njerëzit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MODA :: Muzika-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog