ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 15 rregulla të arta për t’u dobësuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: 15 rregulla të arta për t’u dobësuar   Mon Jul 12, 2010 1:28 am

Nëse ju jeni veteran i dietave apo të fiksuar pas tabelës së kalorive: ja 15 rregullat e arta për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar duke shmangur mundësinë e marrjes së kileve të tepërta humbur me aq lodhje.“Kur ju dëshironi të humbni peshë ndieni të detyruar të eliminoni jo vetëm ushqimet e shijshme, por edhe grupe të mëdha ushqimore të nevojshme - të tilla si buka dhe makarona – shpjegon Giovanna Cecchetto presidentja e Associazione Nazionale Dietisti - ANDID.
Sfidë e vërtetë është që humbasim peshë, duke ruajtur buzëqeshjen, të kënaqur me ushqimin, si dhe të respektojmë e dëgjojmë trupin tonë. Këtu janë 15 rregullat e hartuar nga ANDID që sugjerohen jo vetëm për provën e kostumit, por dhe për një jetë të shëndetshme.
1. Mos kaloni kurrë vaktet e ngrënies, duke filluar nga mëngjesi;
2. Vendosni në çdo vakt një porcion me karbohidrate (rekomandohen ato të tipit integrale dhe me përmbajtje të ulët yndyre);
3. Përfshini në çdo vakt kryesor një porcion me perime;
4. Në mes vakteve ( e shumta 2 në ditë) hani fruta;
5. Kufizoni ngrënien e djathit 2-3 herë në javë
6. Konsumoni peshk të paktën 2 herë në javë
7. Shtoni të paktën 2-3 herë në javë, në një nga vaktet kryesore, pjata të tilla si:
- sallatë me proshutë pa yndyrë ose mocarela apo ton shoqëruar nga një fete bukë,
- makarona ose oriz të ftohtë me perime (domate, borzilok, bizele, karota, ullinj, etj.)
- supë perimesh dhe drithërash shoqëruar nga një pjatë me zarzavate;
8. Preferoni erëzat bimorë;
9. Limitoni salcat e pasura (me bazë ragu, proshutë, pana etj.)
10. Shmangni bashkimin, në të njëjtin vakt, të ushqimeve me të njëjtin funksion ushqyes (p.sh. mish dhe djathë, bukë dhe makarona, bukë dhe patate etj.)
11. Eliminoni të skuqurat dhe preferoni gatimet e ziera ngadalë apo ato të zgarës;
12. Përdorni ujë ose brodo vegjetale, erëza, salce domatesh për të reduktuar në maksimum yndyrat;
13. Parapëlqeni vajin e ullirit në sasi të vogla në gatim;
14. Kufizoni ëmbëlsirat, rekomandohen pak vakteve dhe jo jashtë tyre;
15. Pini të paktën 1 ½- 2 litra lëngje në ditë (kryesisht ujë apo pije pa sheqer).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
15 rregulla të arta për t’u dobësuar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MJEKSIA :: Njeriu dhe shendeti-
Kërce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog