ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Vera rrit përmasat e gurëve në veshka

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Vera rrit përmasat e gurëve në veshka   Mon Jul 12, 2010 1:32 am

Stina e verës konsiderohet si mjaft problematike për të sëmurët me veshka. Temperaturat e larta që karakterizojnë sitën e verës, paralajmërojnë probleme me gurët në veshka. Humbja e lëngjeve, nëpërmjet djersës, ndikon në rritjen e koncentrimit të urinës. Sipas mjekëve, kjo favorizon shfaqjen e kristaleve, që përveçse ndikojnë në krijimin e gurëve, mund të çojnë dhe në rritje të përmasave të gurëve që mund të jenë ekzistues. Për të evituar këto probleme, mjekët nefrologë, japin disa këshilla se si pacientët me gurë në veshka mund të kalojnë një verë pa probleme. Sipas tyre, gjatë stinës së verës të sëmurët me veshka mund të ndiejnë rëndim të gjendjes së tyre klinike. Në përgjithësi janë pacientë që kanë probleme me H.T.A, infeksionet urinare apo dhe kalkulozat renale. Kjo lidhet me faktin që temperaturat e larta bëjnë që organizmi të humbë shumë lëngje nëpërmjet djersës, gjë që ndikon në rritjen e koncentrimit të kripërave në urinë. Sipas mjekëve, gurët në aparatin urinar mund të japin disa komplikacione, shpesh serioze për jetën e pacientit. Kështu, mund të japin dëmtim të veshkës nga infeksione të përsëritura, bllokim të ureterit, apo dhe anuri (bllokim total i urinës) nga bllokimi i ureteve të dy veshkave ose i veshkës së vetme. Infeksionet urinare gjatë stinës së verës janë më të shpeshta, si ato të fshikëzës së urinës, pa përjashtuar ato të rrugëve të sipërme, pasi një pjesë e mirë e lëngjeve që pimë nuk eliminohet me rrugë urinare, por nëpërmjet djersitjes. Për të parandaluar dehidrimin në këtë stinë mjekët rekomandojnë përdorimin e ujit natyral. Rekomandohet një dietë e përshtatshme, e cila duhet të jetë e ekuilibruar dhe sipas llojit të gurit për shembull, rekomandohet reduktimi i mishit, ushqimeve me yndyra shtazore, proteina dhe shtimi i ushqimeve të freskëta, që përmbajnë shumë lëngje. Një nga komplikacionet më të shpeshta të sëmundjes kronike të veshkave është anemia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Vera rrit përmasat e gurëve në veshka
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MJEKSIA :: Njeriu dhe shendeti-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs