ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 “Jimmy Jump”, ai që provoi të ‘rrëmbejë’ Kupën e Botës...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: “Jimmy Jump”, ai që provoi të ‘rrëmbejë’ Kupën e Botës...    Mon Jul 12, 2010 11:40 pm

17:53
Jaume Marquet Cot hyri në fushë dhe iu drejtua Kupës së Botës, me tentativën për ta prekur e përse jo për ta zotëruar
Burimi: Eurosport

Për pak, Spanja mund të kishte rrezikuar të mos e ngrinte në qiell Kupën e Botës... Kjo, jo për ndonjë arsye sportive, por sepse para finales tifozi invazor i quajtur “Jimmy Jump,” pseudonim i Jaume Marquet Cot, hyri në fushë dhe iu drejtua Kupës së Botës, me tentativën për ta prekur e përse jo për ta rrëmbyer (më shumë për të bërë bujë), duke e fshehur me një kapuç. Megjithatë, tentativa e tij dështoi meqënëse menjëherë u ndalua nga njerëzit e sigurisë, të cilët u lodhën jo pak për ta kapur 30-vjeçarin, i cili u përpoq t’i shmangte në të gjitha mënyrat. Për ta ndaluar u deshën plot 8 vetë dhe fillimisht e rrëzuan në tokë, teksa më pas e dërguan jashtë stadiumit “Soccer City” mes duartrokitjeve të publikut. Në momentin e zbritjes në fushë, ai mbante veshur kapelen e zakonshme të kuqe "alla katalanase" dhe një fanellë të errët me të shkruarën "Jimmy Jump Against Racism". Edhe në të kaluarën “Jimmy Jump” ka qenë invazor në sporte të tjera, si në garat e Formula 1, ndeshjet e basketbollit, por gjithashtu edhe në Festivalin e fundit Evropian, në momentin kur në skenë ishte këngëtari përfaqësues i Spanjës.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
“Jimmy Jump”, ai që provoi të ‘rrëmbejë’ Kupën e Botës...
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SPORT :: Sporti-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog