ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Flamuri shqiptar në Spanjë-Holandë, Berisha falenderon tifozët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Flamuri shqiptar në Spanjë-Holandë, Berisha falenderon tifozët    Mon Jul 12, 2010 11:47 pm

18:53
Në transmetimet e regjisë ndërkombëtare gjatë ndeshjes finale, kamerat fiksuan në dy sektorë të stadiumit, mes shumë flamujve holandezë e spanjollë, edhe flamurin shqiptar
Burimi: Lajmi i Fundit

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka falënderuar sot tifozët shqiptarë që udhëtuan në Afrikën e Jugut dhe mbajtën flamurin shqiptar të ngritur lart në stadiumin “Soçer City” gjatë ndeshjes finale mes Spanjës dhe Holandës. Në transmetimet e regjisë ndërkombëtare gjatë ndeshjes finale, kamerat kanë fiksuar në dy sektorë të stadiumit, mes shumë flamujve holandezë e spanjollë, edhe flamurin shqiptar. “Nuk ka diskutim që ngjarja më e madhe botërore gjatë këtij muaji dhe veçanërisht një natë më parë ishte finalja e këtij kampionati, e cila i vuri kurorën mbretërore kampionatit. Do të me lejoni t’ju rrëfej disa qëndrime dhe ndjesi të miat. Së pari, me gjithë dëshirën e madhe që kisha ti shihja në kolektiv një nga ndeshjet nuk ia lejova vetes pasi e dija se çdo kolektiv, do ishte e ndarë në tifozë kurse unë do të ndërroja kampin dhe atyre do u dukesha shumë i çuditshëm, nga njëra skuadër tek tjetra dhe thash më mirë, ato pak ndeshje që ndoqa i ndoqa në privatësi”, tha kryeministri Berisha. Ai shtoi se ky kampionat pati ndeshje shumë të mëdha ndër më të shkëlqyerat në historinë e botërorit dhe mendoj se duhen falënderuar ato skuadra që dhuruan këto ndeshje. Në lidhje me finalen, Berisha tha se do të kishte dashur ta shikonte në kolektivitet, por nuk e ka bërë këtë për një arsye plus. “Kuptova se përveç tifozëve origjinale të Spanjës dhe Holandës ishin dhe inatçorët, që për shkak të Brazilit bënin lobin për njërën dhe për shkak të Gjermanisë bënin lobin për tjetrën. Kjo ishte e pa ndershme dhe konstatova, që më e mira është ta shikoja vetëm, sesa më grupe tifozësh, të cilët se kanë dashur kurrë Spanjën por behën me të vetëm e vetëm për shkak të dënimit që i bënë Brazilit, apo e kundërta dhe kjo është tifozeria e inateve. Ndaj e pashë vetëm ndeshjen”, tha Berisha. Ai komentoi se finalja, ishte ndeshje e shkëlqyer. ‘Spanja fitoi me dinjitet të plotë, Holanda humbi me dinjitet të plotë, sepse dhe ata dhuruan një futboll të shkëlqyer, morën një gol në lojën shtesë, por askush nuk mund të thotë se Spanja nuk meritoi fitoren dhe askush nuk mund të thotë se Holanda nuk dhuroi një lojë të nivelit më të lartë, të dyja sëbashku mund të them se ishin në lartësinë më të madhe që është parë ndonjëherë dhe e rëndësishme është që futbolli në të njëjtin rast, një kurorë mbretërore do të kishte këtë radhe pasi janë të dyja monarki. E mori Spanja dhe e meritoi plotësisht ishte një lojë e mrekullueshme. Këto ishin komentet e mija për një ngjarje kaq madhore, e cila e paralizoi gjithçka edhe politikën. Pamë dhe flamurin shqiptarë në stadium dhe dua ti falënderoj ata tifozë dhe e ngritën flamurin shqiptarë në stadium”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Flamuri shqiptar në Spanjë-Holandë, Berisha falenderon tifozët
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SPORT :: Sporti-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com