ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Pasaportat, shërbimi në konsullata për emigrantët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Pasaportat, shërbimi në konsullata për emigrantët    Tue Jul 13, 2010 12:02 am

08:53
“Emigrantët tanë në Greqi dhe Itali, në tetor mund të aplikojnë pranë konsullatave shqiptare në Selanik, Athinë apo Romë për t’u pajisur me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike.
Qeveria shqiptare do t’u mundësojë emigrantëve aplikimin për karta apo pasaporta biometrike në vendet e tyre ku banojnë.

Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, në një prononcim të djeshëm për mediat theksoi se “në muajin tetor mund të vendoset një shërbim i tillë pranë ambasadave konsullore në Itali dhe në Greqi”. Në këto dy vende ndodhen dhe pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë. “Emigrantët tanë në Greqi dhe Itali, në tetor mund të aplikojnë pranë konsullatave shqiptare në Selanik, Athinë apo Romë për t’u pajisur me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike. Në këtë mënyrë qeveria krijon lehtësira te emigrantet, të cilët janë detyruar që të kthehen në Shqipëri për t’u pajisur me dokumentet e reja të identifikimit. Po shohim mundësinë konkrete të hapjes së pikave të aplikimit në disa nga konsullatat e shteteve fqinje, fillimisht në Itali dhe Greqi. Pas disa kohësh, rreth 3-4 muaj nga sot, qytetarët që banojnë në Athinë ose në Selanik do të mund të aplikojnë për pasaportën edhe atje, dhe do ta marrin po atje”, - deklaron Poni.

Sipas zv/ministrit, Italia dhe Greqia, për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë, janë përzgjedhur si të parat për të zbatuar projektin e ri. Ndërsa bën të ditur se çmimi i tyre në rast të aplikimit në sportelet pranë konsullatave do të jetë gati dyfishi më i lartë se sa ai në Shqipëri. “Kostoja do të jetë pak më e shtrenjtë sepse i përgjigjet edhe kostos atje. Janë shërbime më të shtrenjta, sepse mirëmbajtja duhet vënë kastile. Besoj do të jetë po kaq e arsyeshme sa i kanë marrë sot dokumentet në Shqipëri shqiptarët, pra e pangarkuar nga taksat. I takon parlamentit ta vendosë, por mund të jetë diku tek 100-110 euro”, - deklaroi Poni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Pasaportat, shërbimi në konsullata për emigrantët
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Lajme ne vendi-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog