ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Perdja e syrit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Perdja e syrit   Tue Jun 29, 2010 2:32 am

Katarakti apo siç e njohim ndryshe perdja e syrit
është një mjegullim i lentes së syrit si pasojë e shtimit të disa
proteinave.
Ashtu si mosha e njeriut, kataraktet rriten në
mënyrë progresive duke u bërë më të errëta, më dense, duke penguar
kështu kalimin e dritës nëpër lente. Kjo çon në humbje të shikimit.
Pacientët me katarakte kanë vështirësi shikimi në ambientet me ndriçim
të pakët. Shumë persona përjetojnë një rritje të ndjeshmërisë ndaj
dritës dhe shkëlqimit, shikim të dyfishtë, apo imazhe fantazmë dhe
zbehje të ngjyrave. Shumica e katarakteve janë lehtësisht të
trajtueshme. Operacioni i katarakteve është një nga ndërhyrjet e
realizuara më shpesh në kirurgjinë e syrit. Gjatë operacionit mjeku heq
lenten e mjegulluar dhe në shumicën e rasteve, e zëvendëson atë me një
lente artificiale, të quajtur lente intraokulare (LIO). Një (LIO) është
një lente plastike e qartë, e cila nuk kërkon kujdes të veçantë dhe
bëhet pjesë e përhershme e syrit.
Trajtimi
Nëse shikimi juaj mund të korrigjohet deri në një farë mase ndryshimi
i syzeve apo lenteve të kontaktit, është e këshillueshme që të tentohet
në mënyrë që për momentin të mënjanohet nevoja për ndërhyrje
kirurgjikale. Nëse shikimi juaj nuk mund të korrigjohet me syze të reja
dhe katarakti ndërhyn në cilësinë e jetës se përditshme, duke ju
shkaktuar shqetësim, atëherë mund të jeni kandidat për ndërhyrje
kirurgjikale gjatë se cilës do të hiqet lentja e mjegulluar dhe do të
zëvendësohet me një të kthjellët artificiale. Statistikat tregojnë se
nga 9 nga 10 persona tek të cilët është kryer kjo ndërhyrje, kanë pasur
përmirësim të shikimit.
Parandalimi
Pyetja e shtruar më së shumti është se a mund të parandalohen
kataraktet. Me qenë se shkaku i saktë i formimit të katarakteve është i
paqartë nuk është përcaktuar ende mënyra e parandalimit të tyre. Duke
qenë se kataraktet dhe sëmundje të tjera të syve si glaukoma apo
pacientët, që vuajnë nga sëmundja e diabetit është e këshillueshme që në
mënyrë të vazhdueshme të kryhen kontrolle tek okulisti.
Këshilla për kataraktet
Kataraktet mund të ndihmohen nga përdorimi i kontrastit në ambiente e
përditshme, pjata të bardha mbi një mbulesë tavoline të zezë.
Rregullimi i perdeve në mënyrë që të depërtojnë sa më pak rrezet e
diellit. Ndryshimi i pozicionit të televizionit, në mënyrë që rrezet e
diellit të mos bien direkt mbi ekran. Përdorimi i syzeve dhe kapeles kur
dilet jashtë në ditë me diell;
Llojet e katarakteve
Katarakte që lidhen me moshën. Ky tip i katarakteve zhvillohet me
kalimin e moshës;
Katarakti kongjenital, kur bebet lindin me katarakte si pasojë e
ndonjë infeksioni, dëmtimi, apo zhvillmi të paktë përpara se të lindin,
por ato mund të zhvillohen edhe gjatë fëmijërisë. Kataraktet sekondare
zhvillohen si pasojë e një sëmundjeje mjekësore si diabeti apo nga
ekspozimi ndaj substancave toksike, medikamenteve të caktuara
(kortikosteroidët apo diuretikët), dritës ultravjollcë apo rrezatimit.
Kataraktet nga traumat formohen pas dëmtimit të syrit. Ndërkohë që
faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e një personi për zhvillimin e
katarakteve përfshijnë pirjen e duhanit, ajri i ndotur dhe konsumi në
sasi të mëdha i alkoolit.

| 28.06.2010



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Perdja e syrit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MJEKSIA :: Njeriu dhe shendeti-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs