ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Shtypja e lartë e gjakut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Shtypja e lartë e gjakut   Tue Jun 29, 2010 2:35 am

Shpesh diabeti dhe hipertensioni shkojnë dorë
për dore. Gati dy nga tre persona të moshuar me diabet kanë edhe
hipertension (shtypja e lartë e gjakut). Nëse shtypja e gjakut ngrihet,
mjeku sigurisht do ju rekomandojë ndryshime në mënyrën e të jetuarit
para se të përshkruajë ilaçe. Dhe për këtë më poshtë keni disa këshilla
që ia vlen të adoptohen ke apo nuk ke hipertension.
Mënyrat
Shkurto sasinë e kripës
Nuk është për t’u çuditur që kripa rrit shtypjen e gjakut. Një studim
i ri i publikuar në gusht të vitit 2008 në “American Journal of
Clinical Nutrition” e konfirmon këtë. Studimi i më shumë se 11.000
njerëzve ka zbuluar se dieta (të ushqyerit) me sasi të lartë sodiumi
ishte drejtpërdrejt e lidhur me shtypjen e lartë të gjakut.
Largo stresin
Një shqyrtim i 107 studimeve të bëra për teknikat e zvogëlimit të
stresit dhe shtypjen e gjakut ka zbuluar se meditimi, trajnimi i
menaxhimit të stresit dhe relaksimi progresiv i muskujve ishin që të
gjitha efektive në uljen e shtypjes së gjakut. Gjithashtu, një studim
tjetër i prezantuar gjatë majit 2008 në mbledhjen vjetore të “American
Society of Hypertension” (Shoqatës Amerikane për Hipertension) ka
zbuluar se dëgjimi i muzikës relaksuese për 30 minuta në ditë zvogëlon
shtypjen e gjakut.
Alkooli
Ekspertët rekomandojnë jo më shumë se një gotë për femrat dhe dy gota
për burrat në ditë. Në fakt, studimet tregojnë se kur ata që pinë shumë
alkool shkurtojnë sasinë që pinë, edhe shtypja e gjakut zvogëlohet.
Nëse pini alkool dhe jeni në rrezik të zhvillimit të shtypjes së lartë
të gjakut bëni mirë që të ndaloni apo të shkurtoni pirjen e alkoolit.
Mbushu me potas
Edhe pse sot rekomandohet që të rriturit të konsumojnë së paku 4700
miligramë (mg) të potasës në ditë dhe jo më shumë se 2300 mg të
sodiumit, njerëzit ashtu sikur t’i kishin rekomanduar e bëjnë të
kundërtën dhe konsumojnë dy herë më shumë sodium sesa rekomandohet dhe
marrim shumë më pak potas sesa rekomandohet. Një shqyrtim i studimeve i
publikuar në gusht të vitit 2008 në “Journal of Clinical Hypertension”
ka zbuluar se të ushqyerit me ushqime të pasura me potas ndihmon në
uljen e shtypjes së gjakut. Burimet e mira të potasës me gliceminë të
ulët janë: fasulet e sojës, fasulet e konservuara, salcë e domateve,
zarzavatet, spinaqi, shojzë, fasule dhe thjerrëzat.
Merr magnez
Ushqimet e pasura me magnez munden që gjithashtu të ndihmojnë në
kontrollimin e shtypjes se gjakut. Një shqyrtim i fundit i studimeve ka
zbuluar një lidhje inverze në mes magnezit dhe shtypjes së gjakut. Për
më shumë hulumtimet kanë lidhur marrjen e magneziumit me zvogëlim të
rrezikut ndaj goditjes në tru dhe priklampsis (hipertension i nxitur nga
shtatzënia). Ushqimet e mira që përmbajnë magnez janë drithërat, orizi i
kaftë, bajamet, gështenjat, fasulet lima, spinaqi dhe qumështi.
Pini qumësht
Ushqimet e pasura me kalcium sikur qumështi gjithashtu kanë treguar
se zvogëlojnë shtypjen e lartë të gjakut. Sasia e kalciumit që
rekomandohet në ditë është 1000-1200 mg, sasi që gjendet në dy apo tri
gota qumësht të zakonshëm. Burime të tjera të kalciumit janë jogurti,
djathi, lakra kineze, brokoli, spinaqi dhe lakra jeshile.
Hani patate
Një të vogël, sepse jo vetëm që janë të pasura me potas, por
gjithashtu përmbajnë përzierje të uljes së shtypjes së larte të gjakut
që quhen kukoaminë, substancë që më parë është njohur në mjekësinë
popullore kineze. Nëse patatet janë me shumë karbohidrate për ty,
atëherë provo domatet në vend të patateve. Edhe domatet përmbajnë
kukoaminë, por kanë koncentrim më të vogël.
Selino
Në një studim të vitit 1992, sipas një artikulli të botuar në “New
York Times” të titulluar (Një vështrim i ri ndaj barit të lashtë:
selino) – 9 qershor 1992, tregon që një përzierje që gjendet në selino
relakson muskujt e butë shtresës së enëve të gjakut dhe kështu
zvogëlohej tensioni i larte i gjakut.
Peshku
Peshqit si ai salmon, peshku ton, harenga, skumbri dhe shojza janë të
pasur me acide yndyrore omega-3 DHA decosahexaenoic acid) dhe EPA
(eicosapentaeonic acid), të cilët ndihmojnë në uljen e tensionit të
lartë të gjakut. Nëse nuk jeni peshkngrënës, provo vezët apo kapsula me
vaj peshku.
Arrat
Ato janë të pasura me acide yndyrore Omega-3 ALA (alphalinolenic
acid), i cili ndihmon që shtypja e gjakut të zvogëlohet. Arrat me të
mira janë ato angleze, sepse kanë ALA më shumë se tjerat. Ju gjithashtu
mund të merrni këto dobi edhe nga farat e lirit, arrat dhe soja.
Ha djegës
Erëzat jo vetëm që ndihmojnë t’i japin shije të mirë ushqimeve, por
ato gjithashtu ndihmojnë që të ulin presionin e gjakut. Rigon, piperi i
zi, borzilok janë raportuar se që të gjitha ndihmojnë që presioni i
gjakut të ulet. Së fundi hulumtuesit iranianë kanë zbuluar se shafrani
gjithashtu ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.
Thelpinj hudhre
Një shqyrtim i studimeve të publikuar përgjatë 50 viteve të shkuara
ka zbuluar se hudhra është po aq efektive në uljen e shtypjes së lartë
të gjakut sa edhe disa medikamente të zakonshme. Hulumtuesit australianë
kanë theksuar se doza prej 600 deri 900 mg që përdoret në shumicën e
studimeve përmban rreth 3.6 deri 5.4 mg të allicinit, përbërësi aktiv në
hudhër. Thelbi i hudhrës përmban nga 5 deri 9mg të allicinit.
Spinaqi
Ushqimet e pasura me folate sikur spinaqi janë të lidhura me uljen e
shtypjes së lartë të gjakut. Një studim i publikuar më 2005 në “Journal
of the American Medical Association” ka zbuluar se gratë të cilat
konsumonin së paku 1000 mikrogramë të folates në ditë përmes ushqimit
apo përmes suplementëve (zëvendësuesve), kanë arritur të zvogëlojnë
rrezikun për hipertension krahasuar me ato të cilat konsumonin 200
mikrogramë në ditë. Burime të tjera me folate janë perimet me gjethe të
gjelbra, bimët bishtajore dhe shpargu.
14. Zini shoqëri
Hulumtuesit në Universitetin e Çikagos kanë zbuluar se ata të cilët
kishin më pak lidhje shoqërore (shoqëri) kishin më shumë gjasa të vuanin
nga hipertensioni. Në fakt shtypja e gjakut tek personat e vetmuar
ishte mesatarisht për 30 pikë më e lartë sesa ata, të cilët nuk ishin të
vetmuar.
Çokollata e zezë
Kënaqu duke ngrënë çokollatë për çdo ditë nga pak, përderisa ajo
është çokollatë e zezë. Studimet tregojnë se është e mirë për shëndetin e
zemrës dhe se zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Shtypja e lartë e gjakut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MJEKSIA :: Njeriu dhe shendeti-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog