ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 iPhone 4 del në shitje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: iPhone 4 del në shitje   Tue Jun 29, 2010 2:45 am

Adhuruesit e Apple janë renditur në
radhë të gjata jashtë dyqaneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Evropës dhe Japonisë, për tu pajisur me iPhone më të ri të kompanisë
Apple, me ç’rast është shënuar edhe një rekord i ri në tregun e
smartphone-ve.
Shumë njerëz që kanë pritur disa ditë me radhë për tu pajisur me
iPhone 4, më në fund janë gëzuar pasi që gjatë ditës së sotme janë hapur
zyrtarisht dyert e dyqaneve të Apple për të sjellë tek konsumatorët
produktin më të ri.

Kur filluan shitjet, në radhët e gjata në SHBA ku ishin qindra
njerëz, u afruan edhe më shumë të tjerë që nuk kishin bërë para-porosi.

Evan Wiendczak ishte një prej të parëve në radhë dhe i cili priti për
48 orë në Nju Jork për të kapur celularin e tij të ri. Ai tha se është i
lumtur rreth dizajnit të ri dhe video veçorive.

"Padyshim që së pari do të thërrasë mamanë time. Ajo ishte skeptike
për idenë që unë të shkoj në Nju Jork për të blerë një celularë. Por
mendoj se tani ajo është pajtuar” tha ai.iPhone 4 ka një mori veçorish
të reja, duke përfshirë video telefonata, multiasking dhe bateri më të
gjatë sesa versionet paraprake, duke shtuar edhe specifika të cilat
konkurrenca veçse i ka regjistruar si dizajn të markës së tyre.

Për këtë çerek, që pëfundon të dielën, analistët presin që Apple të
shes rreth 8 deri në 9 milion iPhone, duke përfshirë edhe shitjet e
modeleve më të vjetra. Analistët presin që Apple të shes rreth 10 milion
apo më shumë modele të reja në një çerek. Disa madje presin që në ditën
e parë të arrihet shitje prej më shumë se 1 milion iPhone 4.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
iPhone 4 del në shitje
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCE DHE INFORMATIKE :: Teknlologjia & Informatika-
Kërce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com