ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Jaguari më modelin e ri XK

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Jaguari më modelin e ri XK   Tue Jun 29, 2010 2:47 am

Me rastin e shënimit të 75-vjetorit
të vet Jaguar ka përgatitur një version të veçantë të kupesë së saj
prestigjioze sportive XK. Siç edhe është mundur të pritet, pos pajisjeve
luksoze modeli elegant XK ka fituar më shumë fuqi dhe performansa më të
mira.
Jaguar XK 75 simbolikisht me numrin 75 sepse ai shënon numrin e
viteve që Jaguar ekziston si markë automjetesh, derisa në të njëjtën
kohë ky model do të prodhohet në serinë e kufizuar rreptësisht prej 75
njësish.
Të gjitha “nafakalitë” të cilët do të janë në gjendje t’ia blejnë
vetes një XK75 do të mund të presin të kanë një Jaguar i cili me të
vërtetë do të dallohet nga të tjerët. Përveç detajeve të shumta të
veçanta, më e rëndësishmi gjithsesi është motori 5.0 litërsh me
kompresor i cili ka kaluar nëpër rishqyrtime të detajuara, prandaj ky
version tani është përforcuar në 523 kuaj fuqi. Kështu Jaguar XK 75
arrin shpejtësinë prej zero deri në 100 km/h për vetëm 4.4 sekonda, në
krahasim me XK standard i cili deri njëqind kilometra arrin për 4.6
sekonda.
Ky version i XK dallon nga ai origjinal edhe nga pikëpamja estetike,
prandaj qysh në shikim të parë duket dukshëm më dinamik.
Këtë seri të veçantë të modelit XK Jaguar do ta paraqes zyrtarisht më
2 korrik të këtij viti, dhe atë në festivalin tradicional të
shpejtësisë Goodwood, i cili është më shumë se i përshtatshëm për një
Jaguar kaq të shpejt.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Jaguari më modelin e ri XK
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCE DHE INFORMATIKE :: Teknlologjia & Informatika-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog