ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Nga nesër, 1 korrik rriten vetëm pensionet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Nga nesër, 1 korrik rriten vetëm pensionet   Wed Jun 30, 2010 3:40 pm

15:12



Pensionet
e uleta ne qytet dhe ato ne teresi do te ken rritje prej 6140 leke te
vjetër.


Qe
nga 1 korriku pensioni mujor për 520 mijë pensionistë shqiptarë do të
jete më i lartë se deri më tani. Vendimi i marre nga qeveria diferencon
rritjen e pensioneve ne fshat dhe ne qytet, por sipas kryeministrit
Berisha, ne cdo rast, ai mbulon inflacionin, duke siguruar nje shtese
reale ne pension. “Pensionet e uleta ne qytet dhe ato ne teresi do te
kenë rritje prej 6140 leke te vjetra. Eshte nje rritje e permuajshme, e
perfillshme. Dhe nga kjo rritje perfitojne 200 mije pensioniste. 170
mije pensioniste te fshatit do kene nje rritje prej 10 perqid te
pensionit te tyre. Pensionet e larta dhe ato suplementare rriten me 4
perqind”, tha Berisha. Kryeministri Berisha theksoi se vendimi per
rritjen e pensioneve u mor sipas premtimit te qeverise, por ne nje
situate te veshtire ekonomike boterore, qe u ka diktuar vendeve te
Bashkimit Europian ngrirjen e rritjes se pensioneve dhe qe ka pasojat e
saj edhe ne Shqiperi. Per kete arsye kryeministri Berisha rikonfirmoi se
shume shpejt qeveria do te paraqese ne parlament rishikimin e buxhetit
me shkurtim te ndjeshem te shpenzimeve. Sic shpjegoi kryeministri, nje
tjeter arsye e forte per shkurtimin e shpenzimeve eshte edhe terheqja e
Shqiperise nga plani per te marre, per here te pare, borxh ne euro nga
tregjet europiane financiare, per shkak te problemeve serioze te
krijuara ne disa vende te Eurozones. “Programi do te njohe kufizime
drastike ne shpenzime te tjera, sepse, nje politike e cila duhet te
ruaje me cdo cmim treguesit makroekonomike, eshte e domosdoshme. Ndaj
edhe ne, sic kemi lajmeruar do te cojme buxhetin ne parlament per te
shkurtuar ndjeshem shpenzimet. Do e shkurtohen me 25 % ne te gjitha
fushat”, tha Berisha. Sipas kryeministrit, ajo qe do te mbetet e
paprekur nga rishikimi i buxhetit ne parlament gjate muajit korrik do te
jete fondi per rritjen e pensioneve dhe te pagave. Nuk eshte ende e
qarte sesa do te rriten pagat per administraten publike, por
kryeministri tha se ky vendim do te merret javen e ardhshme.
Top Channel
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Nga nesër, 1 korrik rriten vetëm pensionet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Ekonomia dhe Biznesi-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs