ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Italia “lufton” për kryqet në shkolla

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Italia “lufton” për kryqet në shkolla   Wed Jun 30, 2010 3:43 pm

Italia do
“luftojë” sot kundër një Gjykate Evropiane e cila thotë se kryqet e
vendosura në shkollat italiane dhunojnë të drejtën “e lirisë së besimit”
për studentët.

Gjykatë Evropiane e të Drejtave të Njeriut
vendosi unanimisht nëntorin e kaluar se shfaqja e simboleve fetare ( të
tilla si kryqi katolik) në një klasë “ kufizojnë të drejtën e prindërve
për të edukuar fëmijët e tyre konform normave të tyre, dhe të drejtën e
fëmijëve për të besuar ose jo”.

Por gjatë muajit janar, gjykata
vendosi të dëgjojë ankesën e Italisë. Në ankesë do të përfshihen
gjithashtu dhe 10 qeveri të tjera evropiane( qeveria ruse, greke,
armene,rumune, lituaneze, malteze, bullgare, qipriote si dhe qeveritë e
Monakos dhe të San Marinos).

Çështja është hapur për herë të parë
nga një grua italiane, Soile Lautsi, e cila u fokusua në kryqet që
ndodheshin në muret e klasave ku studionin djemtë e saj. Ajo u ankua se
privohej nga e drejta për ti rritur fëmijët me frymën sekulare.

Gjykatat
italiane nuk i dhanë të drejtë Lautsit me argumentin se kryqi është
symbol i historisë dhe kulturës së Italisë, duke e detyruar atë ta
dërgojë çështjen në Gjykatën Evropiane të Strasburgut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Italia “lufton” për kryqet në shkolla
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Politika e huaj-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com