ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Nik Xhelilaj, më i miri në fesfivalin e Moskës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Nik Xhelilaj, më i miri në fesfivalin e Moskës   Wed Jun 30, 2010 4:04 pm

Aktori
shqiptar, Nik Xhelilaj, është vlerësuar me çmimin si aktori më i mirë në
Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, për rolin e tij në filmin
“Shqiptari”.

Ai ka sjellë për publikun historinë e një
shqiptari emigrant në Gjermani dhe jetën prej të huaji me kokën pas në
vendlindje. Filmi vjen nën regjinë e regjisorit të ri gjerman, Johannes
Naber, dhe prej disa ditësh ka nisur një tur nëpër festivale të ndryshme
ndërkombëtare. Filmi i ri shqiptaro-gjerman, “Shqiptari” do të shfaqet
në disa festivale në seksionet e konkurrimit.

Konkurrimi në
programin kryesor në “Moscow International Film Festival”, nisi më 23
qershor me një shfaqje për mediat dhe ka vijuar më pas me shfaqjet
zyrtare më 24 e 26 qershor në kinema “Tetori”. Menjëherë pas Moskës,
“Shqiptari” do të vijojë të shfaqet në datën 28 qershor dhe 1 korrik në
Festivalin e Filmit në Mynih, ku është në konkurrim në seksionin e “New
German Cinema”.

Më pas, më 5 korrik do të shfaqet në një
festival tjetër të rëndësishëm, që është “Karlovy Vary International
Film Festival”, në kategorinë “East of the West”, ku prej pak vitesh po
shfaqen disa prodhime të reja shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Nik Xhelilaj, më i miri në fesfivalin e Moskës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ARTI DHE KULTURA :: Arti Shqipetare-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog