ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Është 2 vjeç dhe pi dy paketa cigare në ditë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Është 2 vjeç dhe pi dy paketa cigare në ditë   Wed Jun 30, 2010 4:11 pm

Është
vetëm dy vjeç por ka gjashtë muaj që pi rregullisht 40 cigare në ditë.
Ndërkohë në Indonezi autoritete kanë hapur një proces gjyqësor ndaj
prindërve të djalit.

Djaloshi 2 vjeçar Ardi Rizal e ka filluar cigaren
që kur ishte 18 muajsh. Babai i tij Muhamed thotë se në fillim ia ka
dhënë cigaren për të luajtur, por me kalimin e kohës djali ka filluar
konsumimin e përditshëm. Ndërsa nëna e tij thotë që ai ka krijuar
vartësi ndaj saj dhe pi afërsisht 40 cigare në ditë.

Familja
është përpjekur disa herë që Ardi të heqë dorë nga cigarja, por djaloshi
i vogël ka filluar t’i bjerë murit me kokë dhe kështu ia kanë dhënë
përsëri atë. Babai i tij Muhamed tashmë nuk bën asnjë përpjekje për t’ia
hequr djalit cigaren. Disa autoritete i kanë premtuar edhe makinë nëse
arrin ta largojë djalin nga duhani. Por babai indonezian është shprehur
kështu: “Nuk dua ta ndaloj djalin të pijë cigare. Mua më duket krejt në
rregull dhe gëzon shëndet të plotë. Nuk ka asnjë problem.”

Dy
vjeçari Ardi Rizal, konsumon vetëm një lloj cigareje. Familja shpenzon
afërsisht 600 lekë në ditë për t’i blerë dy paketa cigare. Të habisin
pamjet ndërsa djali krejt i qetë dhe pa frikë pi cigare dhe e rrotullon
atë në dorë sipas qejfit.

Familja
e tij nën hetim

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e
Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Grave, pas pamjeve të fëmijës të transmetuara
në You Tube ndërsa ai pi cigare në tarracën e shtëpisë të ndodhur në
fshatin i cili gjendet në ishullin Samatra, theksohet se autoritetet
janë duke hetuar mbi familjen dhe ambientin përreth.

Sipas
shtypit indonezian, Ardi i cli ka krijuar vartësi ndaj cigares që kur
babai ia dha për herë të parë në moshën 18 muajshe, konsumon afërsisht
40 cigare në ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
Admin
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 37
Data e Regjistrimit : 26/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Re: Është 2 vjeç dhe pi dy paketa cigare në ditë   Fri Jul 02, 2010 3:13 am

hahahahh , po ky or qenka si derrkuci cufo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Është 2 vjeç dhe pi dy paketa cigare në ditë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Galeri? Ku është?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ARGETIM DHE ZBAVITJE :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog